Asetet e politikës

15:53 / 26.12.2012

Hyrja e tij në parti nuk ishte lajm edhe pse u bë me teatër e me tupan! Gjithnjë konsiderohej pjesë vitale e partisë, edhe pse mohohej nga të gjithë! Te kryetari i partisë e hapte derën me këmbë! Por, sipas vlerësuesve të rrethanave te ne, partia në fakt ishte vetëm maja e akullnajës. Asetet ishin nën ujë! E njeriu aset, si e quajti shefi i shefave të shefave, ka hyrë në parti! Anëtar i thjesht edhe aset! Nuk ma rroku me të parën! Sill e pështill, kurrqysh nuk më dukej se ka logjikë!

Mbase me logjikën time nuk është diçka në rregull, mendova! Hyra në rrjet! Google dhe Facebook janë veglat e kohës tonë! Nëse aty nuk gjen diçka, mos kërko tutje! Në Facebook hasa një thënie të mençur, në profilin e një mikes virtuale! Thellësia e kësaj thënie më bëri të meditoj! “Unë nuk jam lojtare”, po thoshte ajo për veten! “Unë jam vetë loja” ! Ja bëra “llajk”! Mbase kjo e shpjegon edhe kuptimin e fjalës e cila po më mbështillet nëpër këmbë në këtë kolumne! Aset! Po pra! Ai nuk është anëtari thjeshtë partie! Ai është partia vet!

Por, qysh me ja ba kur partia I ka... dy asete?! Pa “‘ta nuk bënë, partia! As patria”!

Deri dje çdo gjë funksiononte me modelin e Hënës! Ana e ndritur dhe ana e errtë e Hënës! Apo me modelin e akullnajës! Maja dhe trupi i akullnajës! Tash e ka kapë drita e Diellit në të gjitha anët! Edhe akullnajat po shkrihen! Ngrohje globale ka avancuar! Ka ecë edhe teknika!

Por, Jakupi s’po ecë! S’po lufton! I ka que duertë! Ja ka lënë të gjitha vetëdijes dhe ndërgjegjes së anëtarësisë! Kjo është aq e dukshme sa edhe gjermanët e “trashë” janë brengosur! Këto ditë, sipas një portali, ata i kanë shkruar edhe një letër, Kupës! Ata mendojnë se Sekretari i përgjithshëm i PDK-së ende ka përkrahje e respekt të madh në parti, dhe në popull, por ata mendojnë se nga miqtë e tij të dikurshëm po i përgatitet përjashtimi nga partia, për me i hapë rrugën asetit të partisë. Sepse, maja e akullnajës mendon se në një parti nuk ka shumë vende ku mund të rehatohen, asetet! Se Kupa nuk qenka aset! Nuk mjafton një jetë në shërbim të një kauze!

“Sa të jetë ai, s’munden me ba asgja”, pat thënë dikur... dikush! Si duket , po donë me ja...! Me largua de!

Po përse Jakupin? Përse jo njërin nga nënkryetarët! Nënkryetarë dhe zëvendëskryeministra ka sa të duash ndër ne! Një më shumë apo më pak, nuk hetohet! Por, si duket pozita e nënkryetarëve nuk është e rëndësishme në parti, as në qeveri. Nuk është për asete. Ata janë aty vetëm për me u duk shefi më i madh, më i rëndësishëm!

Vetëm pozita e Sekretarit të përgjithshëm duket se është e tillë, me të cilën mund të bëhet pazar! Ose të bëhet marrëveshje! Kjo mundëson vazhdimin e lojës! Ai vazhdon lojën me fjalë e ky me asete! Ai është kreu ekzekutiv, ai merret drejtpërdrejtë me partinë, se shefi merret me... !

Me çka merret shefi ?! Askush nuk i ngre dy gishta! Kurrkush nuk e din përgjigjen! Për të në histori nuk dihet diçka konkrete, përpos fjalëve! Prandaj, u japin shumë rëndësi fjalëve! Kush e mban tupanin, e kush i bien? Kush është i pari?! Kujt i bënë, thonë anëtarët e sinqertë të partisë! Por, ajo që dihet është se “të huajt ” bisedojnë vetëm me të parin! Pazari bëhet vetëm me të parin! Prandaj, është me rëndësi të jesh i pari! Kështu, asetet, kudo që të jenë, munden me qenë kërcënim për vet kryetarin. Por, ai i rehaton!

Apo nuk e rehaton ? Nuk e rehaton lehtë! Ai ishte fuqia nën hije, e tij! Asi i tij nën mëngë! Ky ia pastronte rrugën! Edhe votimet nëpër kuvende e takime i kishte të gatshme. Ky i kishte numrat dhe e kontrollonte lojën. Lojën me fjalë dhe lojën me asete! Ai ishte vet loja!

Por, Hashimi , si Hashimi, nuk do të ishte ai që është nëse nuk e konfronton konkurrentin e vet më të madh, me kundërshtarin e tij më të madh! Me një të rame...!

Edhe shefi i shefave të shefave, të grupit më të madh parlamentarë, në botën tonë të vogël, e di këtë lojë! Me shefin bënë hajgare, por me asetin jo! Aty raporton! Por , taktika e tij është ndryshe! Ai nuk mbrohet, as nuk arsyetohet! Ai sulmon! Ai është nanq...!

“Ai është aset i PDK-së”, deklaroi shefi i shefave të shefave, për të, këto ditë! Me këtë fjalë e tha esencën! Sot vlerësohen vetëm asetet! Fjalët i banë era! Asetet mbesin! Ujët ecë, asetet mbesin!
Ata janë vetë loja! Ky fascinim me asetet, i klasës tonë politike, u ka rënë në sy edhe analistëve ndërkombëtarë që flasin për korrupsionin dhe sene të tjera (jo)publike! Por, ndoshta fjala aset ka edhe tjetër kuptim! Ndoshta nuk është vetëm kategori ekonomike e ligjore!

Ndoshta nuk e kam kuptuar! E hapa Google! Fjala aset është një fjalë anglo-franceze që në anglisht asset (lexo:aset) në përkthim literal ka kuptimin pronë ose tipar i dobishëm, e që në fjalorin ekonomik paraqet mjetin. Ndoshta, qëllimi i shefit të shefave të shefave ishte i mirë! Të na shtyjë të mendojmë! Për asetin dhe për hasretin!

Tash, të quhet një person institucion, kjo ka ndodhur. Kjo edhe ka logjikë. Një shkrimtar i madh, për shembull! Dihet vepra e tij! Apo një artist ! Apo një biznesmen i madh, i cili e deklaron pasurinë e tij dhe paguan tatim! Apo një personalitet që përfaqëson i vetëm vlera kolektive, për ndonjë arsye të qartë! Padyshim se edhe mund të quhet institucion... por aset…?!

Deri tash jo! Ose unë nuk kam dëgjuar! Por, thash, është punë logjike! Mendësie! Sikur kalorësve të lashtë po ja vënë mburojën para se të hyj në luftë. Në luftën politike! E këtu është krejt I zbuluar! S’ka mister!

Por, kështu, si po duket, ende jemi në fazën e aseteve ! Të legalizimit dhe legjitimimit të aseteve! Aseteve të politikës!
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.