Kush i prinë artit në Kosovë?!

17:30 / 2.01.2013

Labinot Kunushevci
Labinot Kunushevci

Këngëtarët dhe artistët në Kosovë janë kampionë në çrregullimin e moralit të shoqërisë. Me keqardhje dëshmoj se janë kategoria më e ulët që nuk i kontribuojnë aspak qytetërimit dhe intelektualitetit njerëzor; edhe pse në mediume janë të parët që dalin; edhe pse fitojnë duartrokitje të shumta; edhe pse fitojnë shuma të majme parash; edhe pse gëzojnë njëfarë prestigji dhe famë në shoqëri; edhe pse u shkojnë prapa shumë ithtarë, shumica prej tyre të rinj... ata mbesin gjeneratorët e energjisë për shthurje morale e intelektuale.

Të sëmurë nga sëmundja e kartierizmit, të dehur pas epsheve e kënaqësive egoiste të kësaj bote - duke bërë përjashtime në disa individë, por në shumicë dërrmuese janë bartës të mesazheve pro-amoralitetit - janë shumë komercialë, janë me të vërtetë shpëlarës të trurit. Me një fjalë: ata jetojnë vetëm për ta fituar simpatinë e njerëzve!

Andaj, të kemi kujdes, të mos i imitojmë verbërisht, por t'i ''rrahim'' shkencërisht sepse ne jemi modeli për ta, e jo ata për ne.

Dhe, prova e argumenti më faktik për këtë është gjendja momentale morale e intelektuale e rinisë sonë, ku të ndikuar nga joshjet dhe performancat e arteve të shthurura të tyre, janë në një prapambeturi të tillë.

Edhe pse s'pajtohen shumë me këtë që shkrova, unë do t'i rri prapa këtij qëndrimi deri në vdekje, nëse vazhdon një gjendje e tillë. Është opinion i imi dhe kush të dojë le të pajtohet, e kush të dojë le të hidhërohet, . E them dhe e shkruaj atë që e kam në zemër dhe mendje. Nuk falsifikohem dhe nuk dyftyrësohem. Pres edhe kritika prej jush.

Ju faleminderit.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
15:18 / 24.05.2013

Ministri Beqaj priti në takim ambasadorin austriak

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Federale të Austrisë në Prishtinë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.