Shet gjak për të blerë miell!

13:57 / 8.01.2013

Naim Jakaj
Naim Jakaj

“Nuk ka qenë e rëndësishme të mendosh për veten, ka qenë e nevojshme dhe obligative t’i përgjigjesh thirrjes për rezistencë dhe përpjekjes për liri nga UÇK-ja”. Kështu e nis rrëfimin e tij Jakup Rexhepi, një ish-ushtar i UÇK-së në zonën e Koshares.

Jakupi është njëri nga shumë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftës iu bashkëngjit me një qëllim të cilin e thotë se ishte betimi mbi flamur dhe vetëm çfarë thotë betimi. Ai mendon që nuk ka pas shpërblim më të madh për të sesa çlirimi i Kosovës nga regjimi serb në vitin 1999. Momentet personale dhe të bashkëluftëtarëve të tij janë të idealit dhe sakrificës. Për të asnjëherë nuk është shtruar si çështje njohja e kontributit personal, por vlerësimi i sakrificës, vlerësimi i mundit, që tash e 13 vite nuk është njohur.

Jakupi është 49 vjeçar. Ka një familje të shëndoshë me të cilën është i kënaqur. Ai e ka të mbaruar shkollën e lartë të elektroteknikës në vitin 1989. Jakupi jeton së bashku me gruan dhe i ka gjashtë fëmijë, nga mosha gjashtëvjeçare e deri në atë 17 vjeçare. Banimi i tij karakterizohet në një shtëpi dykatëshe - të lënë nga babai i tij - e ndërtuar para 50 viteve, e ku kati i parë është i pabanuar për shkak që kur bie shi pikon. Ai punon në një dyqan në fshatin e tij, Koshare të Komunës së Ferizajt. Paga e tij mujore është 80 euro.

Sot, 13 vite pas të përfundimit të luftës, ai është i pakënaqur me gjithë gjendjen politike, ekonomike e sociale. Jakupi është njëri nga qytetarët që shpreh indinjatën për qeverinë aktuale, si dhe mbijetesën e vështirë që e kalon ai me familjen e tij. Ky njeri, veteran i UÇK-së, ka qenë i detyruar që gjashtë herë nga 200 mililitra gjak t’i shes, vetëm e vetëm të siguroj miell për bukë fëmijëve. Për të është e rëndësishme më shumë jeta e fëmijëve se sa e tij.

“Për mua fëmijët e mi janë jetë. Më duhet t’i shkolloj dhe të bëhen të aftë për vetveten e tyre”, thotë Jakupi.

Ai thotë që ushqimin nuk e ka të mirë për shkak që nuk është kalorik. Ai është i indinjuar që ka shkuar kohë e gjatë deri në miratimin e Ligjit mbi veteranët. Është dashur kohë e gjatë që kujdesi të vendoset, ashtu siç e kanë shumë vende të tjera.

Jakupi thotë se gjatë luftës flitej shumë për të drejtat e njeriut nga udhëheqësit në luftë, ndërsa tash ata, po edhe të tjerët, janë shkelësit më të mëdhenj.

“Ata janë bërë milionerë, ndërsa pjesa tjetër nuk ka bukë për fëmijët e vet”.

Jakupi përmend disa nga rastet kur punët e shtëpisë e të familjes i ka pasur ngushtë, e i është dashur të shesë gjakun e tij.

“Prej mbarimit të luftës, gjashtë herë kam shitur gjakun, për të blerë gjëra ushqimore për familjen. Kam nevojë ta bëj edhe tani, por me shëndet nuk jam mirë”, thotë ai. “Unë nuk jam i vetmi që jam kështu. Shumë shokë të mi, bashkëpjesëmarrës në luftë, nuk dallojnë nga unë”.


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.