Korrupsioni në sistemin gjyqësor

22:12 / 10.01.2013

Gjykatat kanë për qëllim që ta bëjnë ndarjen e drejtësisë. Gjykata ka për detyrë që t’i mbrojë viktimat dhe dëshmitaret, ndërsa t’i dënojë fajtorët. Kështu të paktën është e rregulluar me ligj, por ky ligj siç duket është vetëm i shkruar në letër e jo edhe i zbatueshëm në Kosovë. Këtu viktima fajësohet, ndërsa fajtori lirohet. 

Që nga përfundimi i Luftës në Kosovë e gjerë në ditët e sodit, drejtësia është ndarë sipas të hollave e jo sipas së drejtës. Nenet e Kodit Penal dhe Procedurës Penale të Kosovës janë ndryshuar dhe blerë me para. Pra, pothuajse çdoherë e padrejta ka fituar, ndërsa e drejta është eliminuar. 

Ligjet dhe nenet e tyre interpretohen sipas dëshirës. Disa për tentim vrasje dënohen me të holla e dikush me burg; dikush për vjedhje të rëndë dënohet me kusht, e dikush me burg; e, shumica e Aktvendimeve të gjykatës janë dënime me kusht! 

Përzgjedhja e gjyqtarëve dhe Prokurorëve është bërë sipas librezës së partisë apo nepotizmit, e jo sipas dijes së tyre. M qindra lëndë janë të papërfunduara. Ka lëndë që janë në procedurë që nga viti 2002, duke mos vendosur asnjëherë për fatin e këtyre lëndëve. Por, ka edhe prej atyre lëndëve që kryhen brenda një jave duke mos i respektuar fare afatet kohore. 

Edhe caktimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare në kohët e fundit, nga ana e gjyqtarëve, është i dyshimtë, saqë një dukuri e tillë është bërë rutinë dhe u mundëson gjyqtarëve që të korruptohen jo drejtpërdrejtë, por në mënyrë indirekte: tani përmes avokatëve të cilët ua sigurojnë pjesën e presë së tyre nga “gjahu” i paskrupullt dhe i ndyrë. Këto dukuri përsëritën në mënyrë të papenguar. 

Të njëjtët avokatë pothuajse i has çdo ditë pranë zyrave të gjyqtarëve bashkëpunues, duke pritur që të caktohen sipas detyrës zyrtare. Ndërsa, kujdestaria e avokatëve nëpër gjykata e caktuar sipas Odës së Avokatëve të Kosovës - anashkalohet. 

Është karakteristikë të theksohet se po të njëjtët avokatë caktohen sipas detyrës zyrtare edhe në Prokurori dhe në Polici. 

Faktet e tilla mund të vërtetohen shumë lehtë përmes raporteve mujore dhe vjetore që gjenden pranë shërbimeve të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe pranë gjykatave dhe prokurorive. 

Ky sistem gjyqësor në Kosovë, siç po shihet, është i korruptuar dhe i politizuar dhe është e pakuptimtë që të besojmë në të.

 

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.