Shtatë pyetje për një koncept politik

14:09 / 18.01.2013

Në fillim shekullin XXI, si rezultat i rritje së përmasës së lirisë, të shprehurit ndryshe, po hyjmë në fazën e artikulimit të ideve jo vetëm politike pa koncept.

Se njeriu shpesh në jetën e tij është në aspektin e dijes një hap prapa se sa që e udhëheqin ambiciet, ky është fenomen jo vetëm i shoqërisë shqiptare, por edhe i civilizimeve të tjera.

Se na mungojnë analizat e plota për ta konceptuar drejt një ide, e cila nxirret në shesh ende pa marrë përgjigje në rrafshin teorik, kjo është gjë që mund të vërehet në përditshmërinë tonë, kur bëhemi pjesë e artikulimit politik, kulturor, sociologjik nga pozicioni i dobët për të faktuar si duhet një proces zhvillimesh, qofshin ato më të thjeshta apo që para nesh duken me një ndërlikueshmëri për t’i zbërthyer si duhet.

Nuk është çudi se tema të mëdha si bashkimi kombëtar duken të vështira për t’i shtruar mbi tryezë, sepse fuqi intelektuale e individit është në përpjesëtim të zhdrejtë me fenomenin që do trajtim multidisiplinar dhe ekipor.

Këto tema të “mëdha” padyshim se kërkojnë zotësi të mëdha. Ajo çfarë po mëtohet të thuhet sot janë reflektim i ideve që në vete po bartin thërmia të “njohurive” që nganjëherë më shumë e zbehin idenë e bashkimit se sa ndihmojnë në shtjellimin e këtij koncepti politik, që konsiderohet imperativ për ta sqaruar domosdoshmërinë e tij për brezin e shqiptarëve që ka kapërcyer një fazë të rëndë të proceseve historike duke krijuar në hartën gjeografike të Ballkanit dy entitete shtetërore, të cilat janë parakusht që të pretendohet elaborimi i mëtutjeshëm i asaj që ne e quajmë bashkim kombëtar, por që ende sikur nuk e dimë se nga të fillohet kjo punë, e cila duket mision më me shumë detyra se sa kur dikur flisinim mbi bazën e dëshirave dhe të mbërthimit prej emocioneve, që padyshim ideve tona ende vazhdojnë t’i japin tone folkloristike.

Ta trajtosh idenë e bashkimit kombëtar, nuk duket serioze t’i qasësh kësaj çështje nga një pikëpamje nihiliste me synime për ta shprishur dëshirën e madhe ndër të gjithë shqiptarët, me mesazhin se kjo është çështje e kot dhe nuk ia vlen të humbasim energji duke u marrë me të, sepse askush nuk e ka të drejtën morale në ndërhyrje e vullnetit të brendshëm po qe se ekziston si i tillë dhe i manifestuar në mënyrë reciproke. Por, ky vullnet ka nevojë që të artikulohet mbi bazën e njohjes së realiteteve, mbi disa premise tepër objektive, që të mund të lëvizet hap pas hapi, dinamikë kjo që duhet të zhvillohet krahas kapaciteteve institucionale të ndërtuara, me kujdesin që nuk prodhojnë kontradikta të mëdha dhe sfiduese pë ta vënë në dyshim angazhimin që nuk është i pa kushtueshëm dhe investiv.

Ideja e bashkimit kombëtar që duket se nuk është konceptuar ende mirë as në programet e atyre pak subjekteve politike, shoqatave, klubeve, më shumë e mbanë gjallë zjarrin e dëshirave të kamotshme, sesa në ato programe mund të gjinden objektiva të përpunuara në rrafshin teorik, që praktikisht të mund t’i referohemi si të ndryshohet realiteti i sotëm

Vetë gjendja e sotme e shqiptarëve nxjerrë një varg pyetjesh, që dikush mund të ndihet i guximshëm se mund t’iu jap përgjigje ad hoc, por nuk është aspak e lehtë.

Se kush do të bëhet pjesë e procesit të bashkimit kombëtar, fillimisht Shqipëria dhe Kosova, apo edhe ata shqiptarë që gjinden të shpërndarë në disa shtete të tjera?

Si do ta ndërtojmë strategjinë politike, cilat punë mund të bëhen sot dhe cilat ndër faza të tjera ?
Nëse krijuam konsensusin e brendshëm si do ta ndërtojmë atë të jashtëm?

A mund të ndërtohet bashkimi kombëtar në rrugë politike dhe si do të veprojmë aty ku përfundon së vepruari politika?

Sa e ndihmon procesi i integrimit evropian bashkimin e shqiptarëve dhe çfarë na pengon në këtë drejtim?

A paraqet rasti i bashkimit të Gjermanisë ndonjë përvojë që ia vlen të mësohet, apo rruga jonë duhet të jetë krejtësisht origjinale?

A janë duke u zhvilluar aktivitete brenda kombit shqiptar, që po dobësojnë kohezionin e idesë së bashkimit dhe a duhet të parandalohen veprimet e tilla?
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.