Edhe sllavomaqedonasit duhet të mësojnë gjuhën shqipe!

17:01 / 26.01.2013

Arsim i integruar për mjediset e përziera shumë etnike nënkupton që edhe sllavomaqedonasit (bullgarët) të mësojnë gjuhën shqipe me qëllim integrimi në shoqëri etj. Kështu veprohet në vendet perëndimore ku popullsia është e përzier etnikisht dhe ky ka qenë propozimi i ndërkombëtarëve edhe për IRJMA. Por, këta skizofrenët e VMRO-së shpejtuan menjëherë që këtë propozim të tyre ta shndërrojnë në vendim qeverie për mësimin e gjuhës sllavo-fyromiane që nga klasa e para për fëmijët shqiptarë, duke anashkaluar reciprocitetin - respektivisht se edhe ata duhet të mësojnë gjuhën shqipe në mjediset e përziera. Ndërsa, partia shqiptare në Qeveri, BDI-ja, ka dhënë aminin dhe është bërë pjesë e gjithë kësaj katrahure për shqiptarët.

Unë nuk mund të paramendoj që në Kuebek të Kanadasë përfaqësuesit politikë të mos i dinë të dy gjuhët zyrtare: edhe gjuhën angleze edhe franceze; apo në Belgjikë ku të dy gjuhët janë zyrtare - edhe ajo franceze edhe holandeze (por edhe gjermane, ndonëse gjermanët përbëjnë një pakicë në raport me francezët dhe holandezët). Brukseli p.sh është zonë ku të dy gjuhët fliten, edhe pse shumicën e popullatës së Brukselit e përbëjnë franko-folësit. Kjo vlen edhe për Zvicrën dhe shumë vende të tjera.

Por, gjithë këto ndryshime dhe kompromise bëhen me vullnet të mirë dhe të ndërsjellë, në formë reciproke, e jo me imponime siç tenton qeveria aktuale VMRO-BDI. Nëse atyre u pengon gjuha shqipe (që shihet se u pengon në masë të madhe), atëherë logjikisht dhuna prodhon dhunë, andaj shqiptarët duhet jo ta mësojnë gjuhën e tyre nga klasa e parë, por fare mos ta mësojnë: t'i bojkotojnë në të gjitha nivelet. Dhe, nëse tekstet shkollore të historisë janë një kompromis i kohës - e ku për historinë shqiptare mësohet diku 5 për qind nga të gjitha leksionet, ndërsa pjesa tjetër për gjithë të tjerët - do të ishte mirë që nxënësit shqiptarë pjesën më të madhe të leksioneve t'i mësojnë vetëm për historinë nacionale dhe më pak nga ajo tjetra.

Për mendimin tim do të ishte mirë që planprogramet nga gjuha amtare dhe historia, shqiptarët t'i kenë të njëjta me ata të Kosovës dhe Shqipërisë: një planprogram unik për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. E vërteta është se Kosova e ka unifikuar planprogramin me atë të Shqipërisë, jo vetëm sa i përket gjuhës amtare dhe historisë, por edhe në shumë fusha të tjera, dhe po ashtu kanë një abetare të përbashkët.

Por, në Arbëri (Maqedoni), kjo nuk po ndodh vite me rradh sepse sllavo-fyromianët (maqedonasit) gjithmonë gjejnë ndonjë kuisling shqiptar pseudo-intelektual: ia shkruajnë emrin në ndonjë tekst të përkthyer në mënyrë katastrofale, i japin ca lekë dhe vazhdojnë dominimin e tyre edhe në sferën e arsimit.

Andaj edhe në vitin 2013 në tekstet e historisë p.sh. nxënësi shqiptar në Shipkovicë të Tetovës, Sllupçan të Kumanovës apo Zajas të Kërçovës do vazhdojë të mësojë për Dame Gruevin, Ilindenin, Jane Sandanskin dhe të tjerë... në ndërkohë nxënësit sllavomaqedonas as që duan të dëgjojnë për termin shqiptar e lëre më të mësojnë për historinë tonë dhe për figurat shqiptare. Paradoks.
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.