Ëndrrat e studentit...

21:16 / 15.02.2013

Sot shumë të rinj i shoh në një pështjellim të thellë. Shkollën e mesme e marrin si diçka që patjetër duhet kryer, qoftë edhe nëse asgjë nuk mësojnë. Ëndërrojnë të regjistrohen në fakultet dhe këtë me lehtësi e mbërrijnë.

Ajo që është më e dhimbshmja është fakti se këta ia fillojnë fakultetit me tri ëndrra njëkohësisht. Fillimisht, ata regjistrohen në fakultet se nuk kanë çka të bëjnë, lakmojnë si të çmendur pasurinë e shpejtë dhe të lehtë, duke synuar kështu të bëhen tregtarë të rryer. Dhe, pasi e shohin se këtë ëndërr e mori lumi, fillojnë të mendojnë se si të “dashurohen” në ndonjë vajzë me vizë. Mbase i gjori mendon se edhe ajo mund të joshet lehtë, ngase bëhet fjalë për djalë me fakultet.

Me vështirësi edhe kjo punë i shkon! Nuk i mbetet gjë tjetër, pos t’i rreket mësimit. Tashmë, edhe këtu hasë në rrjetën e merimangës, ngase viti i para si me vrap paska ikur dhe ky - duke ëndërruar të bëhet tregtar apo ta joshë ndonjë vajzë me vizë - kishte mbetur pa asnjë provim të dhënë.

Ky djalë nesër disi mund ta kryej fakultetin, por po i the që vetëm dy fjalë të vetme t’i lidhë si duhet, do ta ngushtosh shumë, madje mund t’i ngelet edhe hatri shumë!

Këto tri ëndrra patjetër duhet ndarë. Studentë, nëse dëshironi të bëheni tregtarë apo zanatçinj të rryer, mos ia mësyni dyerve të fakultetit, por asaj që ëndërroni. Nëse dëshiron ta joshës ndonjë vajzë me vizë, këtë bëje me ndershmëri, paraqitu ashti siç je dhe mos harxho kot para për studime. E nëse dëshiron shkollën e dijen, atëherë lexo, mëso, shkruaj dhe studio mesatarisht nga gjashtë orë në ditë dhe përnjëmend kape shkollën se asnjëherë nuk do të ngelesh në rrugë.

Mund të sprovohesh, por fitorja e betejës më në fund është në duart e tua.

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.