Festojmë se besojmë

9:54 / 17.02.2013

Xhavit Haliti
Xhavit Haliti

Kosova po i mbush 5 vjet shtet. 5 vjet janë pak dhe për jetën e një njeriu ,që ende nuk pranohet në vitin e parë të shkollës. Kurse 5 vjet për një shtet janë tepër pak për t’u bërë subjekt të barabartë mes shteteve, anëtare të OKB-së, dhe aq më pak për t’u aftësuar që të konkurrojë për anëtarësim në BE dhe NATO.

Megjithatë kemi besuar që gjatë kësaj periudhe kohore Republika e Kosovës do të ishe anëtare e OKB-së dhe kandidate për anëtarësim në strukturat evropiane. Këto objektiva nuk u realizuan! Ky është fakt. Po pse?

- Nuk ishin të afta strukturat shtetërore për të ushtruar të drejtat e njohura nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës për krijimin e funksionimin e shtetit?

- Mos nuk kishin mundësi strukturat ligjore dhe kushtetuese të shtetit tonë për të vepruar në mënyrë të pavarur në kushtet e “pavarësisë së mbikëqyrur”?

- Mos vallë se kryetari i PDK-së , për të ruajtur pushtetin u “detyrua të hynë në bisedime me Serbinë?
Në gjithë këtë proces jetik të mbarë qytetarëve të Kosovës vazhdon të sundojë mjegullnaja ideore: “E kaluara, e sotmja dhe e ardhmja jonë është në varësi të ndërkombëtarëve”. Mendoj se ekzistenca e shteteve, sikurse dhe e individëve, është e kushtëzuar dhe në varësi me të ngjashmit. Kosova matet dhe vlerësohet në përballje me shtetet anëtare të OKB-së dhe BE-së. Ky është një proces! Dimë nisjen, por nuk dimë vazhdimësinë e procesit. Dimë që shpallja dhe konfirmimi ndërkombëtar i një shteti është një proces dypalësh.

Si shembull po parashtroj Republikën e Shqipërisë: iu njoh pavarësia më 1913 dhe u njoh shteti më 1920-n. Në prag të 5-vjetorit të shpalljes dhe të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë të Republikës së Kosovës po vihen re në opinionin publik dy mendësi:

- Për Kosovën, dialogu me Serbinë është më i dëmshëm. Duke i shpallur të gjitha proceset negociatore Kosovë-Serbi të dështuara, është ndërtuar një opinion politiko-mediatik se pranimi dhe vazhdimi i dialogut mes dy shteteve është i dëmshëm vetëm për Kosovën.

- Shteti ynë ,për hir të përvojës shtetërore të Serbisë, është dhe do të jetë përherë i humbur në çdo ballafaqim politik, qoftë dhe nen manaxhim të “ndërkombëtarëve dashamirës” .

Jam i bindur që këto mendësi nuk ushqehen nga shfaqje të inferioritetit të shqiptarëve ndaj serbëve, por mendoj se burojnë nga historia shumëvjeçare e Kosovës nën sundimin e Serbisë. Nën sundimin serb kemi vuajtur, dhe natyrshëm i vuajturi është mosbesues . E kemi të nevojshme dhe na kërkohet nga miqtë tanë ndërkombëtarë të bashkëjetojmë dhe të bashkëpunojmë me Serbinë. Kemi gati një dekadë që kemi “shkundur” nga supet “barrën” e sundimit serb dhe vetëm pesë vjet që njihemi si shtet ndërkombëtarisht dhe ulemi e bisedojmë ,nën supervizimin ndërkombëtar ,si shtet i barabartë me Serbinë .

Të gjitha këto janë të arritura të pakundërshtuese për vlerën e të cilave disa nga forcat apo figurat tona politike vazhdojnë të dyshojnë! Sundimi i gjithëanshëm ,por dhe propaganda e “mençur” e Serbisë ka ndikuar në shfaqet e mosbesimit mes nesh për aftësitë tona shtetformuese, për aftësitë tona për të mbrojtur e për t’i kontribuar përmbushjes së aspiratave tona shtetërore e kombëtare. Mosbesimi për të arritura tona në këto pesë vjet pavarësi është padyshim vlerë e nxitës në shërbim të njohjes e përparimit.

Por evidentimi i mangësive që shmang të arriturat e një shteti 5- vjeçar, mendoj se nuk i ndihmon procesit. Do të festojmë 5-vjetorin e pavarësisë ! Do ta festojmë se besojmë te pavarësia! Do ta festojmë se e kemi përjetuar të paktën se çdo të thotë i pavarur, dhe besojmë që së shpejti Republika e Kosovës do të ngrëjë flamuri e vet në OKB-ë dhe para selive të institucioneve të BE-së.


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.