Pse ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë?

17:28 / 19.02.2013

Faik Krasniqi
Faik Krasniqi

Mendjemadhësia është virtyt i askushave! Modestia qëndron tek njerëzit e mëdhenj, kurse mendjemadhësia dhe injoranca tek askushat.

Mendjemadhësia është virtyt i të paditurve. Kështu mendoj unë se e lidhin disa mendjemadhësinë me krenarinë... Krenaria me punë është një virtyt. Krenaria vetëm me fjalë nuk është asgjë tjetër vetëm se një ves. Krenaria sigurisht që ka rolin e saj lartësues në personalitetin, por pa kaluar në ekstrem se kthehet në një mbivlerësim dhe egoizëm patologjik dhe duhet frenuar patjetër se mund ketë pasoja shkatërruese...

Pse duhet të ndjehemi krenar që jemi shqiptarë?

Unë ndihem krenar që jam shqiptar por ka patur raste që të them të drejtën me bëmat dhe veprat e shqiptarëve jam ndier keq....

Duhet të ndihem krenar që jam shqiptarë kur shoh shumë shqiptarë të fshehin kombësinë e tyre?

Duhet të ndihem krenar kur shoh shqiptarët të vriten midis tyre edhe pse janë në mërgim, sepse në Shqipëri dhe Kosovë vrasjet janë në modë pasi përditë ndodhin vrasje!?

Duhet të ndihem krenar kur shoqëria ime e huaj kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Shqipërinë dhe jam ndier keq në ato momente pasi e kam përshkruar Shqipërinë me fjalët më pozitive dhe në të vërtetë realiteti është ndryshe?

Duhet të ndihem krenar me realitetin e sotëm shqiptar?

Duhet të ndihem krenar me shtetin, qeverinë dhe partitë politike shqiptare?

Duhet të ndihem krenar me drejtësinë shqiptare?

Duhet të ndihem krenar me ekonominë shqiptare? Kësaj i thonë krenari plot e barku bosh....

Duhet të ndihem krenar për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja?

Duhet të ndihem krenar për fëmijët shqiptarë që trafikohen jashtë për organet e tyre?

Duhet të ndihem krenar për pasaportën shqiptare të cilën sapo e shohin autoritetet e huaja të shohin me përçmim?

Që të mos ketë ndonjë keqkuptim këtu personalisht asnjëherë e në asnjë vend nuk e kam mohuar apo fshehur që jam shqiptar, por përkundrazi jam krenuar që jam shqiptar...!

Jam krenar me historinë e Shqipërisë, me bukurinë shqiptare, me lumenjtë, fushat dhe malet e saj, por jo me realitetin e saj. Zoti na dhuroi një pozitë gjeografike të favorshme, por që ne nuk e shfrytëzojmë siç duhet!

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.