Populli i “lodhur”

19:13 / 24.02.2013

Po mundohemi të ndërtojmë një vend demokratik, por a ia kemi arritur? Apo, demokracia është një proces evolutiv, pa limit, që nëse mundohemi tepër do ta tejkalojmë dhe shkojmë në drejtim të gabuar deri në anashkalim apo anarki!?

Aq jemi bërë demokrat sa që çdo kush ka të drejt të bëjë çka do dhe kur do, në mes të ditës ,në mes të qytetit... Përflitet disa ditë dhe harrohet.

Kemi lirinë e plotë të marrim drogën nga policia, derisa policët “syhapur e të patrembur” kryenin detyrën e tyre. Nëse nuk na pëlqen infrastruktura e qytetit me pak beton dhe zhavorr do krijojmë imazhe të reja dhe do ta “zbukurojmë” lagjen tonë.

Ata që i merr malli t’i kujtojnë ditët e para luftës, kur në Korzo gati çdo ditë rrihej një i ri nga policia serbe, vetëm le të dal në shesh me një parullë ose le të bërtas diçka, do të “mirëpritet” nga vëllezërit tanë që nuk dallojnë asgjë nga ne, pos uniformës së veshur policore.

Kemi liri që një institucion ta shesim (apo edhe ta falim) kujt të duam apo atij që do të na rëndoj xhepat më shumë. Nëse banesa është e vogël, pse mos ta ndërtojmë edhe një mbi të (kjo sikur do jetë një gjë e mirë pasi që popullsia po rritet dita ditës).

E nëse fqinji-fqinjit “ia heq flamën”, siç thotë populli, “hetimet do të vazhdojnë” e vazhdojnë, por s’do të qesin në dritë asgjë. Sigurisht, do të thoni se përdora shumë sarkazëm, por çfarë figure letrare do të ishte e përshtatshme të përdorej në kësi rasti, apo s’do të duhej të përdorej fare letërsia, veçse një zhargon rruge

Nëse historia është shkruar drejt (falë Zotit atëherë s’ka pas tenderë se do ta devijonin atë), populli shqiptar ka ngritur zërin e kokën kundër çdo padrejtësie, çdo tirani, e sot?

Apo edhe populli është lodhur më, sa që të gjitha këto i pranon në heshtje!



 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.