Fol e mos hesht!

21:30 / 5.03.2013

Mensur Zhabari
Mensur Zhabari

Në traditën shqiptare shpesh herë kemi dëgjuar nga prindërit tanë, gjithashtu dhe nga ata që kanë qenë më të rritur se ne, fjalën e urtë popullore: “Të heshtësh është mençuri, apo i mençuri nuk flet shumë”. Në të kundërtën e saj, të flasësh e të mendosh politikisht ndaj ndonjë zgjidhjeje shoqërore, është dukur diçka që nuk u takon atyre dhe është jashtë vetes së tyre, pasi këtë zgjidhje e ka servuar e vendosur sistemi shtetëror.

Por, kjo heshtje nuk ka sjellë e prodhuar një mendim apo një zgjuarsi ndaj vetë individit. Përkundër kësaj, kjo heshtje ka vrarë e ka shkatërruar mendimin e njeriut, pasi ai është dashur të implementojë atë çështje që është caktuar nga vetë sistemi udhëheqës shtetëror. Dhe, mendimi i individit ka qenë mendim implementues dhe zbatues ndaj sistemit. Jo një mendim politik e kundërshtues, qoftë ky edhe ndaj vetë sistemit.

Pasi individi ngritet në sferën e lirisë politike të mendimit dhe shprehjes së lirë dhe paraqet mendimin dhe bindjen mbi ndonjë çështje të caktuar, mund të jetë kërcënues dhe i dëmshëm për sistemin. Këto sisteme totalitare e historikisht kanë servuar zgjidhje determinuese dhe të padrejta mbi shoqërinë. Këto sisteme gjithnjë kanë qenë të prira e shtypëse ndaj mendimeve ndryshe dhe vlerave individuale.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ndaj shoqërisë shqiptare gjatë pushtuesve turq e jugosllavë. Sistem diktatorial i atëhershëm apo sot global - kolonial. Kjo politikë gjithmonë i kanë ndjekur penalisht duke rrahur, burgosur e likuiduar individët të cilët nuk janë pajtuar dhe kanë paraqitur mendime të ndryshme ndaj atij sistemi politik. Si të tillë, shumë intelektualë dhe atdhetarë shqiptarë janë vrarë, burgosur, rrahur e maltretuar në mënyra të ndryshme vetëm pse janë ngritur në nivelin e të menduarit politikisht ndaj padrejtësive të atij regjimi pushtues, duke kërkuar të drejtën e vetëvendosjes: të drejtën e trajtimit të barabartë si të gjitha kombet tjera që gjenden nëpër botë.

Prandaj, kjo heshtje nuk bartë më vete një mençuri apo një intelektualizëm. Kjo heshtje e qytetarëve i përshtatet pushtetit, për të mbajtur nën kontroll situatën politike. Prandaj, heshtja është konsideruar mençuri e virtyt më i lartë nga sistemi i regjimit, sepse çdo sistemi i konvenon heshtja dhe kontrollimi i masës, sepse përmes kësaj arrin realizimin e qëllimeve të veta.

Duket se ky fenomen i heshtjes para problemeve madhore kombëtare përcjellë edhe sot shumë intelektualë, akademikë, profesorë universitarë, publicistë, gazetarë etj. që kontribuuan për çështjen kombëtare, pasi shumë prej tyre duket se janë strehuar ose i ka strehuar pushteti në ndonjë pozitë që tashmë u përshtatet politikave ditore. Duket se ta thuash një mendimin politik duke mbrojtur interesat kombëtare e shoqërore, mund të mos pëlqehesh nga politika dhe të dëbohesh nga posti që posedon.

Mirëpo, të mos harrojmë se “më e rëndë se zhurma shurdhuese e njerëzve të dhunshëm është heshtja e frikshme e njerëzve të ndershëm” (Martin Luther King).

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:18 / 19.06.2013
Taylor Swift, Foto: Getty Images

Swift: Momenti më i mirë, performimi me Rolling Stones

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, e konsideron performimin me legjendat e Rolling Stones si momentin më të mirë në jet...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.