Bashkimi është fuqi!

11:42 / 27.03.2013

Pushteti i korrupsionit, i nepotizmit... këto fjalë dëgjohen ngado në mbarë hapësirat shqiptare. Kjo politik polli një problem të koklavitur dhe praktikisht deri më tani të pazgjidhshëm për shqiptarët.

Kthesat e menjëhershme të njerëzve të veshur me pushtet, ky ndërrim i paparashikuar nga njerëz të thjesht dhe tani të shndërruar në lakmitar, nuk është rrjedhojë e ekseseve të psikologjisë personale, porse ka rrjedhur nga pushteti i pakufishëm që kanë krijuar ata për vete dhe tarafet e tyre.

E si të dalim nga kjo situatë e palakmueshme që na e kanë sjellë lakmitarët e veshur me pushtet, këta profiterë e tregtar flamujsh që e konsiderojnë si plaçkë të tyre shitjen e pasurive tona kombëtare?!

Për daljen nga kjo katrahurë, më së miri na tregon urtia popullore: Bashkimi sjell fuqinë!

Ne po shohim e dëgjojmë nëpërmjet mediave për çdo ditë pakënaqësi të shprehura nga opozita dhe OJQ-të, nga një pjesë e popullit dhe punëtorët që kërkojnë të drejtat e tyre me anë të protestave. Natyrisht se nga këto protesta edhe mund të fitohet diçka, por duhet një bashkim më i madh i gjithë atyre të pakënaqurve, për t’ia ndryshuar rrymën lumit të jetës.

Është mbase e natyrshme që nga këto pakënaqësi të shprehura popullore, pushtetmbajtësve nuk u pëlqejnë. Ata me të gjitha mjetet që kanë në posedim, po mundohen ta shtypin këtë bashkim të popullit. Por, kurrë nuk kanë për të arritur te ky qëllim! Andaj, po kërkojnë ndihmën e të huajve për ta vazhduar edhe më tej pushtetin e korrupsionit dhe nepotizmit.

Kjo tashmë i është bërë e qartë popullit dhe me protestat e njëpasnjëshme të tyre po e shprehin kundërshtimin duke thirrur: “Ndaloje hajnin - zhvilloje shtetin”!

Mbase është e kuptueshme se padrejtësia të egërson dhe të bënë nga një herë të humbasësh kontrollin. Por jo! Populli ynë shqiptar po e ruan kontrollin, ashtu siç po e ruaj edhe vet unë kur janë në pyetje interesat e mëdha kombëtare.

Është e kuptueshme se të gjithë kemi të metat tona, njëjtë si pushtetarët. Por, ata kanë përgjegjësi më të madhe, se janë përfaqësues, “të zgjedhur” nga populli. Të metat tona duhet t’i luftojmë me gjuhën e fakteve dhe argumentit, me arsyen e zemërgjerësisë sonë, zemërkthjelltësisë sonë, duke filluar nga vetvetja: të jemi kritikë dhe autokritikë. Nuk duhet të jemi vetëm spektatorë të teatrit në hapësirat shqiptare, por duhet ta shohim drejtë realitetin jetësor.

Pse jemi në këtë gjendje të palakmueshme politike dhe ekonomike? A është dhuratë prej Zotit që kemi këta politikanë lakmitarë e servilë ndaj të huajve, apo dhuratë prej Djalli?!

Për ta ndryshuar këtë situatë në të mirën e përgjithshme kombëtare, na duhet një bashkim që sjell fuqi, e ky bashkim duhet të bëhet me vepra e jo vetëm me fjalë.

Mosmarrëveshjet ndërvllazërore e ndërfetare janë aleatët më të mirë për ata pushtetmbajtës që na shtypin lirin dhe dinjitetin tonë kombëtar. Prandaj, protestat kundërshtuese ndaj padrejtësisë, nuk janë ashtu siç na i përshkruajnë e propagandojnë pushtetmbajtësit. Edhe protestuesit e të pakënaqurit janë bij e bija të trojeve shqiptare që duan punë dhe punojnë punë të rënda për ta fituar bukën e përditshme. Edhe ata duan punë dhe punojnë që fëmijët e tyre të kenë bukë dhe mirëqenie jetese, ashtu siç kanë edhe fëmijët e pushtetarëve. Ata, dhe të gjithë ne, duam një shtet funksional për ta ndalur hajnin, nepotizmin, krimin e organizuar... për ta zhvilluar shtetin”

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.