Kosova... shtet social!

2:24 / 18.07.2013

Kosova duhet të orientohet kah shteti social. Në përgjithësi shtetet e dobëta dhe të pafuqishme, nga pikëpamja ekonomike, po përballën me vështirësi të ndryshme. Këto shtete nuk janë në gjendje të përballojnë kërkesat që po shtrojnë rrjedhat e kohës. Gjithashtu, Kosova duhet të përshtatet me kërkesat që po shtrojnë, qoftë kushtet e privatizimit dhe të ekonomisë së tregut nga njëra anë, dhe për mënjanimin e shkaqeve dhe të pasojave të varfërisë e të pasigurisë së qytetarëve të saj nga ana tjetër.

Këto objektiva mund të arrihen me ndërmarrjen e veprimeve nën të ashtuquajturën “politikë socialë”, ku nga këto veprime, shteti e merr karakterin social.

Shteti i cili pretendon “të përtëritet nga ana ekonomike, politike dhe morale” është shtet i cili shpalos synimet për t’u bërë një shtet social.

Këta tri komponentë: ekonomik, politik dhe moral të shtetit përbëjnë esencën e kualifikimit të një shteti në grupin e shteteve sociale.

Pikëpamja ekonomike: Shteti është social kur synon zgjerimin e sigurisë të të ardhurave dhe të sigurisë në punësim.

Pikëpamja politike: Shteti është shtet social, kur synon forcimin e demokracisë dhe forcimin e kombit.

Pikëpamja morale: Shteti është social kur synon të mbrojë idenë e drejtësisë socialë, të solidaritetit dhe të universalitetit.

Shoqërisë i duhet shteti social. Problemet sociale, në vend së të zvogëlohen, po rrisin konkurrencën midis grupeve të varfra të shoqërisë për punë dhe shërbime sociale. Kështu, dallimet sociale, po sikurse edhe problemet sociale, në vend së të zvogëlohen - po rriten.


 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.