Reshjet e borës shkaktojnë probleme në Tropojë
Reshjet e borës kanë filluar të bien që prej mesnatës në rrethin e Tropojës dhe në qytetin e Bajram Currit, ku trashësia e saj ka arritur deri në 80 centimetra në zonat rurale.Autoritetet lokale bëjnë të ditur se akset kryesore rrugore janë të kalueshme, por vetëm me zinxhirë. Kështu, në akset Qafë Morinë-Bajram Curri- Fierzë, që lidh Tropojën me Kosovën, dhe Bajram Curri – Krumë, lëvizet vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë, i pakalueshëm është aksi Fierzë-Qafë Mali. Komunat e Lekbibajt dhe Margegajt janë plotësisht të bllokuara nga bora. Në të gjithë rrethin e Tropojës po punojnë 3 mjete borëpastruese për të mbajtur hapur akset kryesore rrugore.
Dimri i gjatë i këtij fillimviti ka sjellë shqetësim tek fermerët për rezervat ushqimore të blegtorisë, ndaj shumë prej tyre po i drejtohen tregut të Kosovës për ta siguruar atë. /start/
Postuar: 11:23 / 10.03.2010 |
RSS