Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Delegacioni belg s’kishte përkthyes në Likovë

Me delegacionin belg që vizitoi Likovën nuk kishte asnjë përkthyes gjë që ka vështirësuar komunikimin në takimin ndërmjet zyrtarëve belg dhe drejtuesve të Komunës së Likovës.

Përfaqësuesit e qeverisë maqedonase fajin për këtë lëshim ia hedhin Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Për të gjitha delegacionet që vijnë nga jashtë përgjegjës për protokollin por edhe për sigurimin e përkthyesve është Ministria e Jashtme. Nikoqir edhe i këtij takimi ishte po kjo ministri. Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi ka qenë vetëm shoqërues i delegacionit”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku.

Mirëpo këto pohime të Durakut i hedh poshtë udhëheqësi i protokollit në Ministrinë e Jashtme, Qenan Ramadani. Sipas këtij të fundi Ministria e jashtme është përgjegjëse vetëm për organizimin e protokollit të presidentit, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.

“Edhe pse nuk e kemi detyrim për të siguruar përkthyes për këtë takim ne gjithsesi do të kishim ndihmuar në këtë rast. Mirëpo kërkesa nga kabineti i zëvendës kryeministrit Abdilaqim Ademi për të gjetur përkthyes na ka mbërritur të hënën në ora 23:00. Kuptohet që faji për këtë lëshim nuk është i yni por i kabinetit të zëvendës kryeministrit Ademi” tha Qenan Ramadani.

Në konferencën për media që u mbajt pas takimit, fjalimin e kryetarit të komunës Sadulla Duraku, gazetarëve maqedonas ia ka përkthyer zëdhënësi i qeverisë Shefik Duraku. /lajmpress/
 

Postuar: 11:27 / 10.03.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.