Kriza, Rama sërish në Strasburg
Vazhdimi pa zgjidhje i krizës politike në Shqipëri, duket e se ka drejtuar sërish kryesocialistin Edi Rama drejt zyrave të Strasburgut, ku ai pritet që të takohet me personalitete të larta evropiane dhe bëhet me dijeni se në këtë takim ai është i shoqëruar edhe nga deputetët Taulant Balla e Arben Ahmetaj. Ndërsa i ka takuar edhe herë të tjera gjatë javëve të fundit në kuadrin e krizës politike, thuhet se Rama do të ketë sërish kontakte me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Libor Ruçek, nënkryetarin e grupit socialist në Parlamentin Evropian, Hanes Swoboda si dhe Martin Shultz presidenti i Partisë Socialiste Evropiane në Parlamentin Evropian.
Ky hap i ri diplomatik i Ramës kryhet në një kohë kur deputetët e Partisë Socialiste janë duke negociuar në parlament mbi nismat ligjore të paraqitura prej tyre për hetimin e zgjedhjeve. /NOA/
Postuar: 11:29 / 10.03.2010 |
RSS