Miratohet pr/ligji për SHISH-in, mungojnë deputetët socialistë
Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për ndryshimet në ligjin aktual të SHISH-it. Në komision nuk ishin të pranishëm deputetët socialistë. Ne mbledhje raportoi drejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri. Shaqiri në fjalën e tij ka deklaruar se ndryshimet e propozuara në ligjin për SHISH janë të nevojshme. Ai ka kërkuar që institucioni që drejton të ketë kompetenca të veprojë edhe jashtë vendit.
"SHISH duhet të ndërmarrë edhe veprime zbuluese jashtë vendit", ka thënë Shaqiri. Me tej, ai ka kërkuar që mbledhja të vijojë me dyer të mbylluara, pra pa praninë e medias, duke e argumentuar këtë me çështje të sigurisë.
Mësohet se qeveria ka marrë parasysh një pjesë të amendimeve të paraqitura, për draftin në fjalë nga vetë Shërbimi Informativ Shtetëror, por pa konfirmuar se cilat prej neneve janë ndryshuar. /shekulli/
Postuar: 16:56 / 10.03.2010 |
RSS