Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

PD: Betejë ligjore me Presidentin

Shpërndaje
Postuar: 21:16 / 30.07.2010
Komente: 1
Partia Demokratike (PD) nuk do të tërhiqet nga “lufta” e saj ndaj presidentit të Republikës, Bamir Topi, për ta detyruar atë që të veprojë me shpejtësi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Pas deklaratës së disa ditëve më parë të deputetit demokrat, Eduard Halimi, se Topi ka shkelur Kushtetutën për mos emërimet në kohë në këtë gjykatë, ka ardhur reagimi i radhës i tij.

“Ne kemi të gjitha mjetet dhe mundësitë për të rivendosur çdo institucion në kuadrin kushtetues, në kornizën kushtetuese dhe për të mos lejuar askënd që të thyej Kushtetutën, qoftë dhe nga ideja e tij se mund të mungojë një hapësirë, ose një hapësirë tjetër, apo se mund të ketë një vakum apo një vakum tjetër. Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka asnjë vakum, shteti ligjor nuk ka asnjë vakum dhe ne i kemi të gjitha mjetet për të vendosur respektimin e ligjit gjithkund. Sigurisht, në institucionin kryesor që është garant i Kushtetutës, që është Gjykata Kushtetuese", u shpreh sot Halimi për mediet në Tiranë. /Telegrafi/
 

Sali Berisha dhe Bamir Topi
Sali Berisha dhe Bamir Topi
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
22:44 / 6.09.2010
Pamela Anderson, Foto: Reuters

Anderson pëlqen të qëndrojë në shtrat

Pamela Anderson ka pranuar se skenat filmike duke qëndruar në shtrat i lejojnë që t’i kthehet përditshmërisë.
Teknologji
20:36 / 6.09.2010

Google Music, rivali i ri për iTunes?

Apple do të mund të befasohet për të keq, në fund të këtij viti, pasi që sipas disa spekulimeve thuhet se Google po pë...
Ekonomi
17:02 / 6.09.2010

KFOR-i bën inspektimin në TC "Kosova B"

Ekspertë për matjen e materieve kimike, biologjike dhe radiologjike në kuadër të KFOR-it dhe disa përfaqësuesve të FSK-...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.