Shqipëri: Ushtarët nisen në Kandahar
Avionë luftarakë pritet të transportojnë të shtunën për në Afganistan trupat e kontingjentit paqeruajtës "Eagle-1".
Dërgimi ishte planifikuar për të enjten, ndërsa ka thjesht një "ndryshim" të ditës së nisjes, dhe se nuk ka asnjë shkak të qenësishëm për këtë vendim.
Kontingjenti paqeruajtës "Eagle-1" përbëhet nga 44 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë, efektivë të Batalionit Special të Forcave Tokësore. Ky është misioni i parë që do të marrë pjesë në operacione luftimi përkrah forcave speciale amerikane që veprojnë në Afganistan.
Prezantimi i misionit u bë të mërkurën në një ceremoni, ku morën pjesë kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade, Maksim Malaj, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura, familjarë e të afërm të paqeruajtëseve.
Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, të Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak, të SAIC, si dhe ushtarakë të tjerë të huaj me mision në vend.
"Trupat e këtij kontingjenti kanë kohë që përgatiten me një program special në përshtatje me detyrat që do të kryejnë në zonat e luftimit në Kandahar. Ato janë trajnuar nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e një ekipi ushtarakësh amerikan, të cilët kanë përvojë në këto lloj operacionesh. Afati i qëndrimit të tyre në këtë mision është 6 muaj", ka thënë ministri Arben Imami, gjatë ceremonisë.
Gjenerali italian ishte shprehur mjaft i kënaqur për shërbimet e kryera nga trupat e kontingjentit verë 2009-pranverë 2010, dhe se ushtarakët shqiptarë mund të përballonin edhe situata të mirëfillta luftarake, duke u vendosur në vijat e nxehta të frontit apo zonat problematike. /bw/telegrafi/