Jankulovska i shpëtoi interpelancës
Parlamenti i Maqedonisë me 69 vota kundër dhe 14 për nuk e ka miratuar interpelancën e ngritur nga LSDM-ja dhe PRSD-ja, për shkarkimin e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska.Për mazhorancën interpelanca kundër ministres Jankulovska ishte e panevojshme, e paarsyeshme dhe kërkoi që opozita ta tërhiqte, ndërsa kolegët e tyre të opozitës vlerësonin se me punën e saj ajo kontribuon që Maqedonia të bëhet shtet policor dhe se drejtpërdrejtë është përgjegjëse për incidentin e 1 korrikut në Parlamentin e Maqedonisë.
Deputeti Jani Makraduli duke arsyetuar interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, të premten tha se do të mbahet mend sipas periudhës në të cilën në “Maqedoni u instalua shteti policor”.
Shkas për interpelancën e parashtruar të premten nga partitë opozitare, LSDM dhe PRSD, ishte incidenti që ndodhi në Parlament e Maqedonisë më 1 korrik të këtij viti. /INA/