Sakrifica ekstreme e një nëne

22:53 / 10.06.2012
Një 55-vjeçare nga Britania e Madhe rrezikon të ekzekutohet në Indonezi, pasi dëshira për t’i shpëtuar jetën djalit e bëri që të përfshihej në rrjet mafioz. Historia e rrallë e Lindsay Sandiford u përcoll të dielën në faqet e së përditshmes “Daily Mail”.

Sipas fjalëve të vetë nënës 55-vjeçare, telashet e saj nisën kur u zhvendos në Britani, për të qëndruar disa kohë pranë djalit që përfundonte një dënim prej gjashtë vitesh e tetë muaj burg për vjedhje.

Shtëpiakja jetonte në Indi me partnerin e saj, por kishte vendosur të jetonte për disa kohë në vendlindje, për t’i qëndruar pranë fëmijëve.

“Fatkeqësisht, djali im ka një shoqëri të keqe dhe pasi doli nga burgu, u përhapën fjalë se ai kishte spiunuar në polici një rrjet droge. Më thanë që do ta vrisnin dhe një nënë në ato kushte çfarë nuk mund të bëjë për të shpëtuar jetën e djalit të saj”, tha Sandiford, raporton TCH.

Në mënyrë që të shpëtonte jetën e tij, Sandiford bëri një pakt me një kontakt brenda mafias dhe asaj iu kërkua një provë besimi, që ishte transporti i një valixheje në Bali, Indonezi. Në mbërritjen e saj në vend, asaj iu kap një sasi kokaine me vlerë tregu prej dy milionë eurosh.

“E dija që nuk më kishin vendosur në valixhe tulipanë apo ëmbëlsira, por nuk mund të dija nëse atje kishte armë, dokumente, heroinë, ndonjë lloj tjetër droge apo gjithçka që mund të më shkonte në mendje. U përpoqa të mos ta mendoj, nuk është se kisha ndonjë zgjidhje tjetër. Pa dyshim që i mora parasysh pasojat, por pasojat e mospranimit të këtij udhëtimi do të kishin qenë shumë më të rënda”, u shpreh 55-vjeçarja, e përlotur dhe e frikësuar për jetën e të birit dhe të sajën.


Djali i saj vazhdon të jetë në rrezik, pasi ajo nuk mundi të dorëzonte valixhen në destinacion, ndërsa vetë 55-vjeçarja, përballet me një proces në të cilin dënimi me vdekje është një mundësi tepër reale.

Indonezia është një prej shteteve që dënon më rëndë transportin e lëndëve narkotike. Ndërkohë, Sandiford mbahet e izoluar 24 orë në 24 në një qeli të ndyrë, ku sipas saj është lënë shpesh herë pa ushqim dhe është keqtrajtuar nga ana e policëve vendas. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:16 / 21.05.2013
Lindsay Lohan

Telashet për Lohan s’kanë të ndalur

Lindsay Lohan po akuzohet në vlerën e 5 milionë dollarëve nga kompania e veshjeve D.N.A.M. Apparel Industries, që thotë s...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.