E vrau foshnjën, sepse ishte vajzë (Video)

19:06 / 14.06.2012
Nëntëmbëdhjetëvjeçarja indiane Reshma Banu, tregon për CNN rrëfimin e saj tronditës, se si burri ia kishte vrarë foshnjën tremuajshe, vetëm sepse ishte vajzë. Vogëlushja Afreen ka vdekur në spital. Autoritetet kanë raportuar se fëmija kishte djegie në trup nga cigaret, thumbime dhe ndrydhje të qafës.

"Pas lindjes, burri erdhi për të më parë mua dhe fëmijën. Ai tha:` Vajzë është. Pse ke lindur vajzë’? Ai donte djalë. Tha se vajzat janë shumë të shtrenjta", tregon Banu, duke shtuar se burri i saj i kishte dhënë një ultimatum, disa ditë pasi kishte lindur Afreen: "Ai tha: ‘Si do t’i mbulojmë shpenzimet kur të martohet, kur për pajë kërkojnë 100 mijë rupi (rreth 1400 euro)’. Më tha se mund ta mbajë nëse marrë para nga nëna, nëse jo atëherë ta vras”.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, India është vendi më i keq në botë për të lindjen e foshnjave vajza. Ndonëse abortet që bazohen në gjininë e fëmijës ndalohen me ligje, ato janë dukuri e zakonshme, ndërsa të shpeshta janë edhe vrasjet e vajzave të porsalindura. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.