Irani fajëson “të huajt” për Sirinë

8:23 / 28.06.2012
Ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka fajësuar të huajt për gjakderdhjen në Siri dhe ka mohuar ndonjë rol iranian.

Mohamed Khazai gjithashtu tha se Irani është i gatshëm të luajë një rol në ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizës në Siri.

Komentet e tij vijnë pasi ndërmjetësi ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Annan, thirri një takim mbi krizën në Siri, i cili mbahet të shtunën në Gjenevë, transmeton Evropa e Lirë.

Annan tha se në takim do të marrin pjesë pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Bashkimi Evropian, fqinjët e Sirisë- Turqia dhe Iraku si dhe Kuvajti e Katari. Irani nuk është përmendur.

Khazai tha se duke mos e ftuar Iranin, Perëndimi po e “neglizhon” Sirinë.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton shprehu shpresën se takimi i Gjenevës mund të jetë një “pikë kthese” në krizën siriane. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.