Seselj dënohet për zbulimin e dëshmitarëve të mbrojtur
Tribunali për Krime lufte në ish Jugosllavi e ka dënuar ultranacionalistin serb, Vojislav Seselj me dy vjet burg, pasi ka refuzuar të heqë informacionet nga faqja e tij e internetit, me të cilat zbulonte identitetin e dëshmitarëve, të cilëve gjykata ua kishte siguruar anonimitetin.Kjo është hera e tretë që Seselj dënohet për shpërfillje, që kur është dorëzuar në gjykatë në vitin 2003 për t'u përballur me akuza për nxitje të mizorive serbe në luftërat ballkanike të fillim viteve të ’90-ta.
Në rastin kryesor kundër tij, prokurorët kërkojnë që ai të dënohet me 28 vjet burg. Gjyqi i tij filloi në vitin 2007, derisa vendimi pritet në mars të 2013-së. /Rel/Telegrafi/