Replika pas vendimit të gjykatës për reformën shëndetësore

19:45 / 28.06.2012
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha të enjten se vendimi i Gjykatës Supreme për ta mbështetur Ligjin për reformën e kujdesit shëndetësor, është fitore për popullin amerikan.

“Gjykata më e lartë në vend ka folur” tha Obama, duke premtuar zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e tij. “Ne do të vazhdojmë implementimin e këtij ligji dhe do të punojmë së bashku për përmirësimin e tij aty ku mundet”.

Obama u shpreh se nuk dëshiron kthim prapa në betejën politike të para dy viteve, sepse sic tha ai, me vendimin e sotëm të gjykatës, është koha që të lëvizet përpara.

Por kandidati i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney, ka deklaruar se nëse zgjidhet, do të veproj për ta anuluar Ligjin për reforëm shëndetësore.

“Reforma e sistemit shëndetësor ishte politikë e keqe dje dhe është politikë e keqe sot. Ka ardhur koha që Amerika të zgjedhë, dhe për ta ndryshuar ligjin për kujdes shëndetësor, në nëntor duhet ta zëvendësojmë presidentin Obama”, tha Romney. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Barack Obama dhe Mitt Romney
Barack Obama dhe Mitt Romney
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.