Assange njihet me mandatin e ekstradimit

20:20 / 28.06.2012
Themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange, iu paraqit zyrtarisht mandati i ekstradimit në Suedi gjatë së enjtes. Australiani ndodhet brenda ambasadës së Ekuadorit, në pritje të miratimit apo refuzimit të strehimit politik, që ai ka kërkuar nga autoritet e vendit amerikanojugor.

Në mandatin që i është dërguar Assange, i kërkohej që ai të paraqitet vullnetarisht në një komisariat, në një kohë për të cilën do të njoftohet së shpejti, raporton Top Cahnnel.

Drejtësia suedeze e kërkon australianin 40-vjeçar në lidhje me dy akuza përdhunimi dhe pavarësisht pretendimeve të tij për pafajësinë dhe rrezikun e ekstradimit në SHBA, nëse dërgohet në Suedi, një gjykatë britanike vendosi të pranojë kërkesën për ekstradim.

Si themelues i “Wikileaks”, një uebsajt që grumbulloi dhe publikoi qindra mijëra dokumenta sekretë të administratës amerikane, Assange rrezikon të ngarkohet me akuza spiunazhi nga SHBA, të dënueshme në bazë të ligjit amerikan deri me dënim me vdekje.

Aktualisht, ndaj Assange rëndon edhe një mandat arresti dhe policia britanike ka konfirmuar se ai do të prangoset në momentin e parë të largimit nga ambasada, pasi ka shkelur kushtet e lirimit me kusht, në pritje të ekstradimit.

Midis kushteve, përfshihej që ai të kalonte natën në banesën e tij nga ora 22:00 deri në 08:00, por që prej datës 20 qershor, Assange fle në ambientet e ambasadës ekuadoriane në Londër. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Julian Assange
Julian Assange
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.