Shkencëtarët: Njerëzit zhduken më 2100?

10:15 / 28.07.2012
Shkencëtarët kanë njoftuar se ekosistemi tokësor do të përjetojë një kolaps të plotë deri në vitin 2100. Kjo profeci apokaliptike nuk doli nga goja e ndonjë lideri të ndonjë sekte fanatike, e as nga mediat sensacionale apo filmat fantastiko-shkencorë. Kjo vjen nga revista serioze “Nature”, dhe nga një studim serioz. Teza është kjo: mjedisi, si pasojë e dëmeve që shkakton njeriu, deri në fund të shekullit do të arrijë në pikën pa kthim.

Biosfera e Tokës i afrohet periudhës së tranzicionit nga një sezon në tjetrin. 22 studiues nga 15 organizata të ndryshme shkencore ndërkombëtare, paralajmërojnë ndryshimet e shpejta klimaterike dhe në humbjen e biodiversitetit.

Sipas studimit, së shpejt do të zhduket pothuajse gjysma e ndryshimeve klimaterike që kemi sot. Ajo do të zëvendësohet me ndryshime të reja të cilat asnjë organizëm i gjallë kurrë nuk i ka përjetuar ose shijuar. Ky ndryshim do të ndodhë shumë shpejt, duke e bërë të pamundur përshtatjen e specieve dhe të ekosistemeve.

Kjo nuk është ngjarja e parë kataklizmike e Tokës. Tashmë, në fakt, dihet se kanë ndodhur shtatë prej këtyre ndryshimeve: me Shpërthimi e Kambrianit 540 milionë vjet më parë, me pesë zhdukjet masive që shkatërruan rreth 90 për qind të jetës në Tokë dhe me kalimin në Epokën e Akullnajave para 12 mijë viteve.

Pra, ndryshimet që e presin Tokën janë të ngjashme me ato çfarë kanë ndodhur më herët. Reduktimi i sharrënajave korale si dhe fakti se Sahara para 5500 vitesh ishte fushë pjellore, janë dëshmi për këtë.

Shpëtimi i vetëm që mbetet është që të ndryshojmë zakonet dhe mënyrën e jetesës. 22 shkencëtarët që e kanë bërë këtë studim paralajmërojnë qeveritë që të marrin hapat e nevojshëm si masa parandalim për shfaqjen e fatkeqësive. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
10:01 / 26.05.2013

Punëtorët nuk i gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë ende nuk respektohen në nivel të kënaqshëm. Kështu thonë punëtorë dhe drejtues t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.