Gjysma e Indisë ende në terr

16:33 / 31.07.2012
Qindra miliona njerëz vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike në veri dhe në lindje të Indisë, pas një defekti masiv të regjistruar një ditë më parë.

Më shumë se gjysma e vendit ka mbetur në terr pasi tre rrjete të mëdha elektrike u fikën për të dytën ditë rresht. Qindra trena kanë ndaluar, ndërkohë që shumë spitale po punojnë me gjeneratorë.

Ministri i Energjetikës ka fajësuar krizat në shtete të caktuara të vendit, të cilat marrin më shumë energji nga rrjeti kombëtar.

Problemet në rrjetet elektrike në veri, lindje dhe veri-lindje kanë prekur rreth 600 milionë njerëz në 20 shtete të Indisë.

Në lindje, rreth 200 minatorë mbetën të bllokuar nën tokë pasi ashensori doli jashtë funksionit. Ata janë zhvendosur në një zonë tjetër ku kanë akses tek ajri i pastër dhe për momentin nuk janë në rrezik.

Në një deklaratë në televizionin kombëtar, ministri i Energjetikës, Sushil Kumar Shinde tha se u ka bërë apel shteteve të caktuara që të mos marrin më energji më shumë se kuota e përcaktuar, transmeton TCH.

“Gjithashtu, kam urdhëruar zyrtarët që të penalizojnë shtetet që kanë abuzuar me energjinë”, nënvizoi ministri. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:11 / 19.05.2013
Chris Brown dhe Karrueche Tran

Chris Brown u ribashkua me Karruechen?

Këngëtari amerikan, i cili nuk po arrin të rehatohet me lidhjet e tij të dashurisë, Chris Brown, duket se është ribashku...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.