Morsi mbështet procesin për paqe në Lindjen e Mesme

22:53 / 31.07.2012
Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, i ka dërguar një letër homologut të tij izraelit, Shimon Perez, duke shfaqur shpresën se mund të vazhdojë procesi për paqe në Lindjen e Mesme. Letra e bërë publike nga zyra e Perezit, paraqet komunikimin e parë publik ndërmjet të dyja vendeve që kur Morsi u bë president një muaj më parë, raporton agjencia e lajmeve DPA.

“Shfrytëzoj rastin të ritheksoj se pres që të bëjmë përpjekje në mënyrë që të mund të vazhdojë procesi për paqe në Lindjen e Mesme për të arritur siguri dhe stabilitet për të gjithë popujt në rajon, përfshirë popullin izraelit”, thuhet në letrën e presidentit egjiptian dërguar homologut të tij izraelit.

Letra vjen një muaj pas dërgmit të një telegrami të urimit, të cilin Pervez ia kishte dërguar kreut të Egjiptit me rastin e zgjedhjes së tij si president. Në letrën e Pervezit, ai pat shfaqur shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit me Morsin bazuar në marrëveshjet e nënshkruara në mes të dyja vendeve. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Mohamed Morsi
Mohamed Morsi
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.