Fabius: Assadi nuk meriton të jetojë

22:34 / 17.08.2012
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka deklaruar se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, “nuk meriton të jetojë”.

“Pasi kam dëgjuar dëshmi të tmerrshme të njerëzve që ishin aty, Bashar al-Assadi nuk meriton të jetë në tokë”, ka thënë Fabius pas vizitës që u ka bërë refugjatëve sirianë në kampet e vendosura në kufirin Siri-Turqi.

Fabius, me Turqinë përfundon turneun rajonal, gjatë të cilit ka vizituar edhe Libanin dhe Jordaninë, ku po ashtu ka numër të madh të të zhvendosurve sirianë.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara,prej marsit të vitit të kaluar mbi 18 mijë persona janë vrarë, ndërsa numri i refugjatëve sirianë në vendet fqinje ka arritur në 170,000: ku 61,000 në Turqi; 47,000 në Jordani dhe Liban, si dhe 15,000 në Irak. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Laurent Fabius me refugjatët sirianë
Laurent Fabius me refugjatët sirianë
 
 
Magazina
20:00 / 25.05.2013
George Michael, Foto: Getty Images

George Michael u hodh qëllimisht nga automjeti?

Fakte të shumta dhe deklaratë të dëshmitarëve pohojnë se George Michael me qëllim është hedhur nga automjeti në lëvi...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.