Nga tërmeti në Kinë, mbi 80 të vdekur
Zyrtarë në Kinë kanë njoftuar se ka shkuar në 80 numri i të vdekurve nga tërmeti. Po ashtu është bërë e ditur se rrugët malore janë të bllokuara dhe është rritur shqetësimi se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i madh. Më shumë se 100.000 banorë u evakuuan pas dridhjeve të së premtes, ku si pasojë janë rrëzuar edhe mijëra shtëpi, raporton AP.
Nga tërmeti me magnitudë 5.6, më i godituri ishte Qarku Yiliang.
Po ashtu është njoftuar se rrugët e disa zonave të prekura nga tërmeti janë mbushur me gurë dhe shkëmbinj për shkak të rrëshqitjes së tokës. /Telegrafi/