Afganistan: Katër të vrarë nga sulmi vetëvrasës
Nga një sulm vetëvrasës me bombë afër selisë së NATO-s në Kabul të Afganistanit, të shtunën janë vrarë së paku katër civilë dhe janë plagosur katër persona të tjerë, ka njoftuar policia.Shefi i policisë në Kabul, Ajob Salangji, tha se eksplodimi ka ndodhur afër selisë së NATO-s, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe misioneve të tjera diplomatike, transmeton Evropa e Lirë.
Sulmi ndodhi derisa zyrtarë qeveritarë dhe personalitete të tjera janë tubuar në Kabul për ta shënuar 11 vjetorin e vrasjes së komandantit anti-taliban, Ahmad Shah Masoud. /Telegrafi/