Reklama skandaloze e Estonisë

18:15 / 8.09.2012
Teksa në Estoni ende nuk është heshtur zhurma rreth incidentit të mëparshëm mediatik, kur një kompani energjetike, “GasTerm”, i ka reklamuar shërbimet e saj të ngrohjes me gaz me fotografitë e hyrjes së kampit të përqendrimit Auschwitz, tashti ka ndodhur një skandal tjetër edhe më morbid.

Këtë herë ditorja “Eesti Ekspress” ka shpallur reklamën për pilulat e dobësimit, që sugjeron se përdoruesit shpejtë do të kenë “trupa të vital e të dobët”, njëjtë si të burgosurit e uritur të kampit të përqendrimit në Buchenwald.

Fotografia tronditëse e njerëzve-skelet përcillet me sloganin morbid: “Një, dy, tre... pilulat për dobësim të doktor Mengelit do të bëjnë një mrekulli për ju”. Ndërsa, në fund të fotografisë qëndron porosia: “Në Buchenwald nuk kishte njerëz trashaluqë”.Ekspertët estonezë të marketingut kanë menduar se mund të tërheqin klientët me motivet e kampit të përqendrimit Buchenwald dhe të doktorit famëkeq Mengele, i cili për eksperimentet monstruoze në njerëz është quajtur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Ashiqare, reklama doli të jetë qesharake vetëm për ata, sepse kjo ka shkaktuar zemërim të madh tek opinioni publik.

Nënkryetari i Talinit ishte i pari që ka reaguar: “Ju, redaktorët e çmuar të ‘Eesti Ekspressit’, a e dini ju se në Buchenwald janë torturuar mbi 56 mijë vetë? A e dini ju se Mengele ka bërë eksperimente të tmerrshme ndaj hebrenjve? Pos kësaj, që ta mësoni ju, këtë nuk e ka bërë në Buchenwald, por në Auschwitz. Ai personalisht i ka zgjedhur ata që kanë arritur dhe personalisht i ka dërguar 40 mijë vetë në dhomat e gazit. A është kjo kënaqësi për ju?”, pyeti i tronditur Mikhail Kolvart.

Kryetarja e Bashkësisë hebraike të Estonisë, Alla Yacobson, ka kritikuar njerëzit që janë të gatshëm të tallen me Holokaustin dhe ta përdorin atë për një "frazë të bukur marketingu."

"Shakatë cinike rreth Holokaustit, të ilustruara me fotografinë e të burgosurve të kampit të përqendrimit, jo vetëm që tejkalojnë kufijtë e shije të mirë, por janë dëshmi e qartë se shoqëria jonë e ka një problem të madh me vlerat morale dhe etike", i tha ajo gazetës “Posttimees”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Skandali GasTerm
Skandali GasTerm
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.