SHBA evakuon ambasadat në Tunizi e Sudan

10:37 / 16.09.2012
Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëruan të gjithë stafin e jo-domosdoshëm diplomatik dhe familjet që të largohen nga ambasadat në Sudan dhe Tunizi.

Në një komunikatë, të publikuar të dielën nga Departamenti i Shtetit, i kërkohej gjithashtu qytetarëve amerikanë në Tunizi që të largohen prej vendit të Afrikës Veriore.

Vendimi erdhi pasi ambasadat në Tunis dhe Khartoum u sulmuan në kuadrin e protestave të botës muslimane pas publikimit të një filmi amerikan me përmbajtje ofenduese ndaj Profetit Muhamed.

Më parë, Sudani i mohoi SHBA-ve që të dërgonin në vend marinsa për të mbrojtur ambasadën e tyre.

Sipas zyrtarëve sudanezë, forcat vendase të sigurisë ishin të afta që të siguronin pa asistencë ruajtjen e ambasadës.

Tre persona mbetën të vrarë në sulmin e së premtes ndaj ambasadës në Khartoum. Misionet diplomatike të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe gjithashtu u sulmuan.

Në deklaratën mbi Sudanin, Departamenti i Shtetit veçonte se “qeveria sudaneze ka marrë disa masa për të kufizuar aktivitetin e grupeve terroriste, por elementet radikalë mbeten dhe ata kanë kërcënuar se do të sulmojnë interesat amerikane dhe perëndimore kudo në botë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.