Abuzoi deri në vdekje me foshnjën e së dashurës

11:29 / 5.12.2012

Barry McCarney është filmuar nga kamerat derisa mbante në krah vajzën e të dashurës së tij në përpjekje për ta sjellë në jetë. Ai ishte filmuar në Erne Hospital, në Northern Ireland, teksa puthte dhe i jepte frymë vajzës 15 muajshe.

Por, ai nuk është babai i dëshpëruar që puth të voglën e tij, por është përbindëshi që abuzoi me Millie Martin, aq sa ajo gjeti vdekjen nga dëmtimet.

Siç raportojnë mediat e huaja, gjykata e akuzoi 33 vjeçarin për krimin e ndodhur në dhjetor të 2009, ndërsa e cilësoi si çnjerëzor.

Ai kishte abuzuar si fizikisht edhe seksualisht me të miturën, duke i shkaktuar plagë të shumta dhe një në kokë, plagë që i shkaktuan edhe vdekjen.

Patologët kanë treguar se vogëlushes i janë thyer 21 brinjë, shtatë prej të cilave i ishin thyer në dhjetë ditët e fundit para vdekjes.

Vogëlushes i janë gjetur edhe mavijosje në trup si dhe lëndime në ballin e saj. Pas ekzaminimit, patologët po ashtu kanë gjetur plagë në bark, e të cilat kanë mundur të jenë fatale për Millien.

Gjykata veprimet e 33 vjeçarit i cilësoi sadiste për shkak të moshës së vogëlushes.

Barry McCarney shpall fajtor për vrasje, dëmtim trupor dhe abuzim seksual, ndërsa vendimi final për të do jepet në fund të vitit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.