Sërish rrahje në Parlamentin e Ukrainës (Foto/Video)

19:25 / 13.12.2012
Seanca e Parlamentit ukrainas është anuluar sot, për shkak të rrahjeve të përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës, pas mosmarrëveshjeve në lidhje me zgjedhjen e zyrtarëve parlamentarë. Në rrahje ka qenë i pranishëm edhe boksieri i njohur Vitali Klitschko, i cili nuk ndërhynte në këtë incident, por shikonte nga ana teksa shokët e tij të partisë rriheshin. Në të njëjtën kohë, para Parlamentit kanë protestuar edhe aktivistet “lakuriqe” FEMEN!

Përfaqësuesit e opozitës fillimisht u përpoqën që fizikisht të parandalojnë votimin mbi ngritjen e përfaqësuesve të partisë në pushtet, në postin e kryetarit të Parlamentit, e pastaj filloi rrahja masive përreth foltores.

Edhe të mërkurën situata ishte po ashtu dramatike në Kuvendin e Ukrainës: opozita ka rrethuar foltoren kryesore dhe ka ndërprerë seancën, në mënyrë që Mykola Azarov të mos e fitonte mandatin e dytë si kryeministër. 

Sot ata u mblodhën rreth foltores, atëherë kur është dashtë të nisë votimi për emërimin Vladimir Ribakut - kandidat i Partisë së Rajoneve - për kryetar të Parlamentit. Azarov, konservatori 64-vjeçar të cilin e ka emëruar për kryeministër presidenti Viktor Yanukovych, për çudi vetëm shikonte parlamentaret tek rriheshin.

Opozita, në të cilën janë anëtarë të Parlamentit - besnikë të ish kryeministres së burgosur Yulia Tymoshenko - si dhe nacionalistët nga partia djathtiste Liria dhe Aleanca Demokratike Ukrainase për Reformë që udhëhiqet nga boksieri Vitali Klitschko, ka akuzuar koalicionin qeverisës se po imponon propozimet dhe se ka shkelur procedurën parlamentare.

Në të njëjtën kohë, para Parlamentit, për shkak të korrupsionit në Qeveri kanë demonstruar lakuriq edhe aktivistet nga organizata FEMEN. Katër aktiviste gjysmë-lakuriq kanë kapërcyer mburojën në tentimin për të hyrë brenda e për të shprehur pakënaqësinë e tyre. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:26 / 21.05.2013

Trepça të mbrohet me ligj

Pas deklarimit të ambasadës amerikane, ushtruesi i detyrës së drejtorit të “Trepçës”, Halil Çela ka deklaruar se ta...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.