"Martesa homoseksuale, një kërcënim për paqen në botë"

11:47 / 22.12.2012

Papa Benedikti XVI mbajti fjalimin e tij tradicional të Krishtlindjeve, të cilin shumica e vlerësojnë si më të rëndësishmin të këtij viti.

Fjalimin ia përkushtoi promovimit të vlerave të familjes, në kundërshti me kampanjat në Francë, SHBA dhe Britani të Madhe, që mbrojnë legalizimin e martesave të gjinisë të njëjtë.

Benedikti citoi Gilles Bernheimin, rabinin kryesor në Francë, i cili ka thënë se lejimi i homoseksualëve që të kenë martesë dhe të adoptojnë fëmijë është sulm në vlerat tradicionale të familjes që përbëhet nga babai, nëna dhe fëmija.

“Njerëzit sfidojnë faktin se kanë thirrjen e natyrës që u dha atyre identitetin trupor e që shërben si element përcaktues i qenieve njerëzore. Ata kanë mohuar natyrën e tyre të vërtetë dhe thanë se kjo nuk është ajo që kanë pranuar fillimisht, por se ata do të kujdesen për këtë. Manipulimi i natyrës, dëshmitarë të së cilës jemi, e që na prek të gjithë ne, tani është duke u bërë zgjedhje themelore e një njeriu që i përket vetëm atij”, ka thënë Papa.

Për herë të dytë në shtatë ditë Benedikti ka prekur çështjet e martesave homoseksuale. Në mesazhin e tij të fundit të paqes, Papa tha se martesat gay, aborti dhe eutanazia, janë duke kërcënuar paqen në botë. Vërejtjet e tij ngjallën protesta nga aktivistët homoseksualë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Çështja e martesave të homoseksualëve për Vatikanin shkon përtej çështjes së homoseksualizmit. Martesat e tilla për Vatikanit kërcënojnë diçka që Kisha e konsideron si themelin e tërë shoqërisë: familjet e bazuar në burrin, gruan e tij dhe fëmijët e tyre.

Megjithatë, është e qartë se shumë të tjerë nuk mendojnë kështu, prandaj Spanja ka legalizuar martesat e homoseksualëve, ndërsa Britania e Madhe ka cekur ligjin për këtë për vitin e ardhshëm. Në Francë ligji i tillë do të gjendet muajin ardhshëm në Parlament për miratim.

Benedikti citoi rabinin e Francës i cili ka thënë se fëmija, nëse ky ligj hyn në fuqi, do të konsiderohet si një objekt që të gjithë njerëzit kanë të drejtë për ta blerë.

“Kur liria për krijim bëhet liri ta krijosh veten, atëherë mohon Krijuesin dhe atëherë njeriu përfundimisht zhvishet nga identiteti i tij si qenie njerëzore”, tha Benedikti. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.