Prifti italian: Gratë janë fajtore kur rrihen nga burrat

19:50 / 28.12.2012
Një prift italian ka shkaktuar revoltë pasi në një shkrim të tij ka thënë se gratë janë pjesërisht fajtore për nxitjen e dhunës në familje, sepse ato nuk pastrojnë shtëpitë, nuk gatuajnë si duhet dhe sepse veshin shumë rroba ngushta e provokuese.

Mediat italiane kanë raportuar se famullitari Piero Corsi ka vendosur një tekst në tabelën e lajmërimeve në kishën e fshatit San Terenzo di Lerici, në veri të vendit, ku ka deklaruar se femrat nuk ushtrojnë "autokritikë të shëndetshme" në lidhje me temën femicide (rastet kur një burrë vret gruan e tij ).

Teksti të cilin në internet e publikoi katoliku konservator Bruno Volpe, kritikon pornografinë dhe reklamat erotike televizive, ndërsa thekson se femrat pjesërisht kanë faj për “shkaktimin e instinkteve më të këqija, të cilat pastaj shndërrohen në dhunë dhe abuzim seksual”.

"Le ta pyesim veten: a është e mundur që të gjithë meshkujt përnjëherë të çmenden? Them se jo”, shkruan prifti në tekstin e tij, të publikuar në shumë media. “Thelbi i problemit qëndron në faktin se gratë janë çdo herë e më provokuese, arrogante, besojnë se gjithçka munden vend dhe kështu në fund provokojnë tensione".

"Sa shpesh shohim vajza, e madje edhe gra të pjekura në rrugë, në rroba provokuese dhe të ngushta? Foshnja të lëna pas dore, shtëpi të ndyra, ushqim të ftohtë dhe të shpejtë. Prandaj, në qoftë se familja përfundon në kaos dhe krimi ndodhë (lloj i dhunës që duhet të gjykohet dhe dënohet) përgjegjësia është shpesh e përbashkët”, shton më tej prifti Corsi.

Kryetari i Bashkisë së Lericit, Marco Caluri, ka thënë se artikulli është “shumë fyes”. Ndërsa, peshkopi i La Spezias urdhëroi që teksti të hiqet nga tabela e shpalljeve, duke thënë se ajo përmbante qëndrime të papranueshme "që janë në kundërshtim me pozitën e kishës".

Një e treta e grave në Itali është raportuar të jetë viktimë e dhunës serioze në familje, sipas një raporti të OKB-së. Aty thuhet se më 2010 burrat kanë vrarë 127 gra, ndërsa motivet më të shpeshta ishin “nderi, papunësia dhe xhelozia”.

Corsi pas kritikave kërkoi falje, por ka thënë se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga detyra e tij. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Piero Corsi
Piero Corsi
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.