Siri, 400 të vrarë gjatë një dite

9:12 / 30.12.2012

Përpjekje intensive diplomatike janë duke u zhvilluar për të gjetur një zgjidhje për konfliktin sirian, pas ditës më të përgjakshme që prej fillimit të luftës civile në mars 2011. Të paktën 400 persona humbën jetën vetëm gjatë 24 orëve të fundit, gjatë së shtunës, në të gjithë vendin.

”CNN” raportoi se midis të vrarëve ishin edhe 201 ushtarë, të ekzekutuar nga kryengritësit, në një shkelje të hapur të ligjeve për robërit e luftës.

Megjithatë, pavarësisht brutalitetit të saj, duket se taktikat e pamëshirshme të rebelëve po inkurajojnë gjithmonë e më shumë ushtarë që të dezertojnë nga radhët e trupave të presidentit Bashar al-Assad, ndërsa konflikti po bëhet gjithmonë e më i përgjakshëm.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Rus, Sergey Lavrov dhe ndërmjetësi i OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi, paralajmëruan të dielën se konflikti po bëhet gjithmonë e më i militarizuar dhe sektar, duke rrezikuar edhe me gjerë rajonin, transmeton TCH.

Nga ana e tij, Brahimi paralajmëroi se lufta civile po degjeneron në fraksione që luftojnë për pushtetin, në vend të një fronti të bashkuar për rrëzimin e regjimit despotik të al-Assad dhe përmirësimin e jetës së të gjithë sirianëve.

”Mendoj se zoti Lavrov ka plotësisht të drejtë kur thotë se konflikti po bëhet gjithmonë e më i militarizuar dhe sektarian. Diçka e tillë është shumë e rrezikshme për të ardhmen e vetë Sirisë dhe rajonin”, deklaroi Brahimi.

Sipas të dhënave aktuale, të paktën 44 mijë persona kanë humbur jetën në Siri që prej fillimit të luftës, me dhjetëra mijëra të zhdukur dhe mbi katër milionë të zhvendosur nga banesat e tyre, si refugjatë lufte në vendet fqinje apo në zona më të sigurta brenda vendit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.