Dodiku e shan me nënë drejtorin e televizionit (Video)

15:50 / 3.02.2013
Pas raportimit të stacionit televiziv BN, në lidhje me pasurinë e Milorad Dodikut, ky i fundit reagoi duke sharë dhe duke kërcënuar.

Në publik ka rrjedhur edhe një shpërthim i vrazhdë i Presidentit të Republika Srpskas, Milorad Dodik. Gazeta Kurir në portalin e saj ka botuar incizimin në të cilin Dodiku e shanë dhe kërcënon Vlada Trisicin, drejtorin e televizionit boshnjak BN. Shkas thuhet se është raporti për pasurinë e Dodikut, gjë e cila këtij të fundit nuk i ka pëlqyer.

Në incizim, në gjuhën serbe Dodiku i thotë Trisicit se deri tash e ka respektuar duke menduar se është korrent, por tash do “t’ia q... n...”!

"Televizioni BN ka transmetuar lajmin që e kanë publikuar mediat tjera për pronën e Milorad Dodikut. E kemi thirr që të jap deklaratë dhe gjithë këtë e kemi transmetuar në Dnevnik (edicionin e lajmeve - v.j.). Të nesërmen ka pasur telefonata me shumë fyerje dhe kërcënime”, thotë Trisic.

Dodik në lidhje me këtë ka deklaruar se në komunikim nuk kishte fyerje.

"Ishte shaka e vogël, sepse askënd nuk e kam fyer. Nëse dikush e keqpërdorë profesionin e tij, kjo flet vetëm për të”, ka thënë Dodiku. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Milorad Dodik
Milorad Dodik
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.