Lufta në Siri: Ia vranë fëmijët, nëna hakmerret si snajperiste (Video)

16:39 / 7.02.2013

Lufta civile në Siri e ka shndërruar profesoreshën e anglishtes në frikë dhe tmerr për trupat e Presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Gruaja të cilën në qytetin e shkatërruar të Aleppos të gjithë e njohin si “snajperistja”, ndërsa bashkëluftëtarët e thërrasin Guevara, u bashkua me kryengritësit kur fëmijët e saj u vranë në një sulm ajror.

"Nuk do ta harroj kurrë gjakun e fëmijëve dhe ju premtoj se do të hakmerrem për ta”, ka thënë 36 vjeçarja me origjinë nga Palestina, e cila ka humbur vajzën shtatëvjeçare dhe djalin dhjetëvjeçar.

Pavarësisht nga fakti se kalon ditë të tëra në front - në qytetin ku me muaj vazhdon gjakderdhja - dhe mbanë veshur uniformë kamuflazhi, ajo ende mban grim dhe i ka të rregulluara me kujdes vetullat, raporton ditorja britanike The Telegraph. Përveç kësaj, ajo duket se e ka pranuar plotësisht realitetin e ri të jetës së saj.

"Kam parë me qindra kufoma në muajt e fundit. Shumë njerëz u vranë gjatë sulmeve ajrore dhe nga granatimet. Disa herë vet kam qenë pranë bombardimeve dhe e di se vdekja është shumë afër”, thotë ajo.

Ajo tregon se fëmijët e saj u vranë në një shtëpi që u godit nga një predhë artilerie.

"Djali im kishte frikë nga zhurma dhe i thashë atij se unë do ta mbroj të ardhmen e tij, e tash jam betuar se do të marr hak për të”, thotë Guevara.

Një nga gratë e pakta në front tha se “puna” e re e saj kërkon durim, shpejtësi dhe inteligjencë, ndërsa ka shtuar se i pëlqen kjo që bën.

"Më pëlqen lufta, e kur dikush nga bashkëluftëtarët e mi vritet, ndjej nevojë për t’u hakmarrë. Nuk gjuaj derisa të gjithë civilët nuk largohen nga rrugët. Gjuaj vetëm kur ushtarët janë në qytet. I kisha katër deri në pesë shënjestra të qëlluara, e ndjenja është e mirë. Kur qëlloj bërtas: ‘kjo’”, thotë Guevara, duke shtuar se pas gjithë këtyre përjetimeve shpesh zgjohet e lotuar.

Kjo siriane me origjinë palestineze për herë të parë u njoh me armët në kampin ushtarak të Hamasit në Liban, ndërsa kundër regjimin e Assadit e ka luftuar edhe më herët.

"Kur isha duke studiuar, kemi formuar një parti sekrete palestineze, si dhe gazetat e opozitës", thotë Guevara. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.