Dorëheqja e Papës, rrufeja godet bazilikën e Vatikanit (Foto dhe video)

18:09 / 12.02.2013

Pak orë pas deklaratës shokuese të Papa Benediktit XVI për dorëheqjen e tij, që zhyti në pështjellim kishën katolike, bazilika e Shën Pjetrit u godit nga një rrufe.

Fotografia e veçantë, që tregon pikërisht këtë moment, ka përfunduar në faqet online të gazetave më të mëdha italiane e atyre britanike.

“Mos është vallë një shenjë nga lart?”, komentonte “Daily Mail” foton e përcjellë në faqen e parë të saj nga e përditshmja italiane “La Republicca”.

Edhe pse zyrtarët deklaruan publikisht, se nuk ka pasur asnjë lloj presioni mbi Atin e Shenjtë për ndërmarrjen e një hapi të tillë, interneti është mbushur me spekulime, sipas të cilave pas këtij vendimi mund të qëndrojë diçka aq e rëndë, sa Papa Benedikti nuk ka pasur zgjedhje tjetër përveçse të largohet. /Telegrafi/


 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.