Debati i ashpër për Sirinë (Video)

0:38 / 13.02.2013

Në mes të transmetimit direkt të një emisioni televiziv, ku dy persona në mënyrë relativisht të civilizuar diskutonin për luftën civile në Siri, ndodhi një incident mes dy mysafirëve “kundërshtarë”.

Lufta civile po shkakton polemika në tërë botën, por për situatën në shtetin në të cilin ende sundon Bashar al-Assadi, po debatohet më ashpër në botën arabe, sidomos në vendet në kufi me Sirinë.

Ilustrimi i fundit për këtë atmosferë të tensionuar vjen nga televizoni i Libanit, al-Manar. Moderatori pa sukses tentonte të qetësonte dy mysafirët, nga të cilët njëri ishte mbështetës i zjarrtë i Assadit, derisa tjetri e mbështeste opozitën.

Debati eskalon sa që për pak nuk ndodhë një rrahje e rënd. Një nga mysafirët e kap tjetrin për fytyre e pastaj e hedh gotën e ujit. Disa sekonda më vonë e kap një gotë tjetër dhe përmbajtjen e derdh mbi kundërshtarin e tij.

Në këtë moment reagon regjia, për çka emisioni ndërpritet. Mysafirët më vonë i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.