Asteroidi e “huqi” Tokën (Video)

23:27 / 15.02.2013
Asteroidi 2012 DA14 ka kaluar pa pasoja pranë Tokës, rreth orës 20:25, në një largësi prej 27.357 kilometrash. Ashtu siç kishin thënë shkencëtarët më parë, Toka nuk ka qenë e rrezikuar, ndërsa ky trup qiellor me një diametër prej 45 metrash, mund të shihet në qiell në mesnatë.

Asteroidi ka kaluar mbi Oqeanin Indian, në afërsi të ishullit Sumatra. Lëvizjet e asteroidit, përmes objektivit të NASA-s, mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në postimin e mëposhtëm.

Shkencëtarët kanë siguruar se asteroidi nuk përbën kërcënim për planetin tonë, pavarësisht se në një moment ishte më afër Tokës se shumë satelitë artificialë. Vlerësohet se ky asteroid do t’i afrohet sërish Tokës mes viteve 2080-2111, por prapë do ta anashkalojë pa e goditur (shanset për goditje janë 0,00000021 për qind).

Ndonëse ka pajtime për orbitën e asteroidit 2012 DA14, astronomët nuk mund të përputhin mendimet për rënien këtë mëngjes të një meteori, mbi Uralet. Derisa disa e quajnë rastësi, disa ekspertë nuk e përjashtojnë mundësinë që meteoritët e paralajmëruan ardhjen e shpeshtë të tyre.

Asteroidi 2012 DA14 ka një diametër prej rreth 45 metrave dhe është llogaritur se peshon 190.000 tonë metrikë. Atë e kanë zbuluar astronomët spanjollë, një vit më parë. /Telegrafi/    


Video streaming by Ustream

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.