Pesë rrëfimet fiktive rreth Maratonës së Bostonit

16:20 / 17.04.2013

Në kaosin e krijuar pas shpërthimit në Boston, kanë dalë në sipërfaqe shumë tregime rreth viktimave. Shumë prej tyre dolën të jenë gënjeshtra.

1. Fotografia e personit që gjunjëzohet pranë një vajze e “përshkoi” shpejtë botën. Pas saj doli një rrëfim që ta “copëton” zemrën e që doli krejtësisht e rreme. “Një burrë në një këmishë të kuqe planifikoi të propozonte për fejesë të dashurën e tij pasi ajo të kalonte cakun në Maratonën e Bostonit, por ajo vdiq. Shumë prej nesh kurrë nuk do të përjetojë një dhimbje të tillë”, u tha për fotografinë që u shpërnda në rrjetet sociale. Kjo fotografi nuk ishte e rreme, por në përshkrimin origjina thuhet: “Burri ngushëllon gruan e lënduar", shkruan CNN.

2. Edhe një tjetër foto u bë virale pas eksplodimit. Në të ishte një vajzë që merr pjesë në një garë. Në rrjetet sociale shpejt me atë fotografi u shfaqën mesazhet “RIP little girl who got killed in the explosion today” (u prehtë në paqe vajza e vogël që vdiq në eksplodimin e sotshëm). Më fund doli se ajo fotografi përdoret për arsye të rreme dhe se ajo vajzë nuk ka marrë fare pjesë në Maratonën e Bostonit. Dramën më të madhe e kanë krijuar përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë shkruar se vajza ka vrapuar për të nderuar viktimat e masakrës në Newtown.

3. Tani për tani, një person i panjohur ka hapur një llogari në Twitter nën emrin BostonMarathon ku ai njoftonte se për çdo ri-tweet të tweeteve të tij organizatori do të paguajë një dollarë për viktimat e eksplodimit. Të gjitha pohimet dolën të rrejshme dhe Twitter e mbylli atë profil.

4. Pas dy shpërthimeve në Boston, u përhap lajmi se pushteti ka ndërprerë të gjitha kanalet e telekomunikimit dhe se ka “shembur” rrjetat celulare për të ndërprerë sulmuesit që me telefon mobil të aktivizojnë bomba të reja. Më vonë u kuptua se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se për shkak të ngarkesës rrjetet ishin më të ngadalshme e ndonjëherë të bllokuara, por jo të shuara tërësisht.

5. Pas shpërthimi u përhapën shumë teori konspirative: nga ato që fajësojnë kriminelët më kërkuar të botës për të cilët nuk besohet se kanë vdekur, e deri te bartja e fajësisë tek Shtëpia e Bardhë dhe Ushtria amerikane. Një gjë është e sigurt: është shumë herët për të folur për fajtorët, sidomos për shkak të mungesës së të dyshuarve. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.