Gjykata e apelit konfirmon dënimin e Berlusconit

21:26 / 8.05.2013

Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi një dënim të mëparshëm për mashtrim me taksat për ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi.

Në vitin 2012, gjykata e shkallës së parë kishte dënuar 76-vjeçarin me katër vjet heqje lirie dhe apeli nuk i gjykoi provat e reja të paraqitura nga mbrojtja si të mjaftueshme për të rrëzuar verdiktin e parë.

Pas dënimit me katër vjet heqje lirie, dënimi i Berlusconit ishte reduktuar në një vit burg, por në bazë të ligjit italian, ky reduktim zhvlerësohet nga rigjykimi dhe apeli duhet të caktojë një kohëzgjatje të re të heqjes së lirisë.

Sipas akuzës, ish-kryeministri kishte dëmtuar shtetin, duke fshehur një pjesë të detyrimeve fiskale që duhet të paguanin televizionet që ai ka në pronësi, transmeton TCH.

Në vendimin e saj, gjykata gjithashtu pezulloi kryetarin e koalicionit të djathtë në opozitë në Itali që të mbajë detyra shtetërore në pesë vitet e ardhshme.

Njëkohësisht, Berlusconi është duke u përballur edhe me një gjykim të dytë, mbi akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitura.

Pritet që ish-kryeministri, njëkohësisht një prej njerëzve më të pasur të Italisë, të apelojë vendimin e apelit në Gjykatën e Lartë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.