Britania sundon me internetin, Britania sundon me botën!

19:15 / 22.06.2013

Agjencia britanike e spiunimit, GCHQ, mbledh dhe ruan sasi të mëdha të emailëve, postimeve në Facebook, histori të kërkimit dhe thirret telefonike, dhe i shkëmben ato me agjencinë amerikane NSA, thonë dokumentet e reja të cilat Edward Snowden ia ka dhënë ditores angleze Guardian.

Përmasat e ambicieve të GCHQ-së zbulohen edhe nga emërtimet e dy komponentëve kryesore të këtij programi: Zotërimi i internetit dhe Eksploatimi global i telekomit. Qëllimi është: kontrollimi në nivel sa më të madh të trafikut në internet dhe telefoni, pa debat dhe pa njohurinë e publikut.

Një nga inovacionit kryesore paraqet aftësia e GCHQ-së për të nxjerrë sasi të mëdha të të dhënave nga fibrat tele-optike dhe t’i ruajnë ato për 30 ditë, që të mund t’i analizojnë. Ky operacion, emri i koduar i të cilit është Tempora, vazhdon që 18 muaj.

GCHQ ishte në gjendje të hetojë 1500 nga 1600 kabllo të kapacitetit të lart brenda dhe jashtë Britanisë, në çdo kohë. Agjencia po të njëjtin vit kishte kapacitet të ketë qasje në 21.6 petabajt në ditë!

Faktikisht, kjo do të thotë se NSA dhe GCHQ janë në gjendje të kenë qasje në komunikimet jo vetëm mes njerëzve që hetohen, por edhe të pafajshmëve, e t’i përpunojnë dhe studiojnë ato.

Kjo përfshin regjistrimin e thirrjeve telefonike, përmbajtjen e emailëve, postimet në Facebook, histori të kërkimit... dhe gjithë kjo konsiderohet si e ligjshme, edhe pse sistemi i sigurisë thotë se ato duhet të kufizohen tek objektivi i caktuar.

Ekzistimi i këtij programi u bë i ditur nga dokumentet që “turbulluesi” i NSA-së, Edward Snowden, ia dha Guardianit, në tentimit për të ekspozuar "programin më të madh të kontrollit në historinë njerëzore" (siç e ka cilësuar ai).

“Ata (GCHQ) janë më këqij se në SHBA”, thotë Snowden.

Falë këtij programi, GCHQ është një superfuqi botërore, dhe ka qasjen më të madhe në internet se të gjitha anëtaret e aleancës për spiunim elektronik, të quajtur “Pesë sytë”: SHBA, Kanada, Australia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe. Përveç kësaj, GCHQ "prodhon sasi të mëdha të metadatave nga NSA", me ç’rast ato japin informatat themelore në lidhje me atë se kush kë e kontaktoi.

Deri në maj të vitit të kaluar, "shoshitjen" e të dhënave e kanë përpunuar 300 analistë të GCHQ-së dhe 250 të NSA-së, përderisa qasje në të dhënat e GCHQ-së, siç shkruan Guardian, kishin 850 mijë të punësuar në NSA dhe kontraktorë privatë me leje të klasifikuara.

Sipas dokumenteve që ka Guardian, të dhënat që çdo ditë GCHQ i përpunoi gjatë vitit të kaluar, ishin aq të mëdha sa që jepet kjo paralele: çdo 24 orë, 192 herë të dërgohen të gjitha informatat që gjendet në të gjitha librat e Bibliotekës Nacionale të Britanisë (14 milionë libra - v.j.). Ndërsa, ky volum rritej çdo ditë e më shumë.

Kështu, emaili nga Gmail ose Yahoo nga një qytetar britanik tek dikush tjetër, ka kaluar nëpër serverët e agjencisë jashtë Britanisë së Madhe.

Për dy miliardë përdorues të rrjetit botëror të internetit, Tempora paraqet një dritare në jetën e tyre të përditshme, nga e cila tërhiqet çdo formë komunikimi nga fibrat optike që rrethojnë botën. NSA me Prism ka hapur edhe një dritare tjetër, nga e cila sigurohet qasja në sistemet e kompanive globale që ofrojnë internetin. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.