Vdes akrobatja e Cirkut të Diellit, ra në skenë nga 15 metra lartësi

15:18 / 1.07.2013

Ajo ishte duke performuar skenën e fundit, por i rezultoi tragjike. Sarah Guyard-Guillot një nga akrobatet e shquara të cirkut të famshëm kanadez Cirku i Diellit.

31 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e njohur me emrin e artit Sassoon, vdiq natën në Spitalin e Las Vegas, pas rënies që pësoi nga 15 metra lartësi gjatë spektaklit të cirkut.

Ky është i pari incident me vdekje gjatë një shfaqjeje për cirkun e famshëm kanadez, protagonist së fundi edhe në dokumentarin Cirque du Soleil 3D, realizuar nga James Cameron, transmeton Noa.

Akrobatja, që kishte 22 vjet që merrej me cirk humbi kontaktin me litarin e sigurisë dhe ra në skenë.

Spektatorët fillimisht menduan se ishte moment i shfaqjes, pa menduar se ishte tragjedia për akrobaten e njohur. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.