Nëna monstruoze

16:25 / 18.07.2013

Rasti brutal i keqtrajtimit të djalit gjashtëvjeçar në Teksa, ka tmerruar tërë SHBA-të.

Policia amerikane ka paditur 26-vjeçaren Jessica Ann Mungia për abuzim të djalit të saj, në mënyrat më mizore: ia ka djegur gjuhën me tel nxehtë, ndërsa e detyroi të qëndrojë zbathur në fole milingonash, shkruan Huffington Post.

Rasti u zbulua pasi një ditë ajo e dërgoi djalin në spital për kontroll, për fraktura në duar. Pas kontrollit, mjekët kanë vërejtur shumë lëndime në trupin e tij, ndaj rastin e lajmërojnë në polici.

Vogëlushi, pas bisedave me polici, ka treguar se nëna e ka keqtrajtuar fizikisht, e ka rrahur dhe goditur me gjësende të ndryshme. Ajo madje e ka lidhur të birin dhe e ka prerë me thikë...

Mungia është paditur me katër akuza për keqtrajtim të fëmijës dhe gjendet në paraburgim. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.