Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Galbraith mohon komplot ndaj Karzait

Shpërndaje
Postuar: 10:21 / 18.12.2009
Komente: 0
Ish zëvendësshefi i OKB-së në Afganistan, Peter Galbraith, ka hedhur poshtë njoftimet se ai ka komplotuar për të rrëzuar nga pushteti presidentin afgan Hamid Karzai, me ndihmën e Shtëpisë së Bardhë.

Këto pretendime janë bërë nga një gazetë që citon ish shefin e Galbraith, Kai Eide.

Peter Galbraith pranon se ka sugjeruar zëvendësimin e Hamid Karzait me një qeveri të përkohshme.

Por ai thotë se ky ishte thjesht një rekomandim, që kishte si qëllim të shmangte një krizë kushtetuese, në rast se zgjedhjet e debatueshme presidenciale afgane mbeteshin të pazgjidhura.

Ai mohon njoftimet se ka kërkuar të përfshijë Shtëpinë e Bardhë.

Ideja thotë ai u ngrit gjatë një bisede të brendshme në OKB. Galbraith po reagonte ndaj një artikulli në një gazetë që citon një letër të shkruar nga ish bosi i tij Kai Eide.

Eide tha se plani i zëvendësit të tij, ishte jokushtetues, duke përfaqësuar një ndërhyrje shumë të keqe dhe e ka zemëruar jashtë mase Karzain. /BBC/

ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.